Askush si Ronaldo, portugezi thyen një tjetër rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 10:42

Askush si Ronaldo, portugezi thyen një tjetër rekord

Askush si ai. Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme. Këtë herë arriti të bëhet lojtari i parë që arrin 400 gola në pesë kampionatet kryesorë në Europë.

ronaldo

Ai lë pas Leo Mesin, i cili është ndalur në kuotën e 390 golave. Ylli portugez u transferua këtë merkato nga Reali i Madridit te Juventusi dhe pas vështirësive në fillimin e sezonit tani ka nisur të shkëlqejë dhe të udhëheqë “Zonjën e Vjetër”. Megjithatë, goli i djeshëm nuk shërbeu për fitoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"