Askush si ai/ Tom Brady fenomenal, fiton trofeun e 7-të të Super Bowl

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 10:19

Askush si ai/ Tom Brady fenomenal, fiton trofeun e 7-të të Super Bowl

Tampa Bay Buccaneers fitoi trofeun prestigjoz të Super Bowl, duke mundur thellë me rezultatin 31-9 në finalen e madhe rivalët e Kansas City Chiefs, ku protagonist absolut ishte Tom Brady.

072447349-4639168a-d1dc-42a7-b959-2a56c8332046

43-vjeçari arriti suksesin e shtatë personal në një finale të tillë, duke vendosur një rekord absolut. Asnjë skuadër e NFL, nuk ka kaq shumë tituj në Super Bowl sa ka fituar Brady i vetëm si sportist.

072447609-596a0c60-a15b-410d-ab3b-fc3e8e679092

Pas këtij suksesi, ylli i NFL, meritoi për të pestën herë në karrierë edhe trofeun e lojtarit më të mirë.

072448745-4776c75e-84f3-49a7-bd91-a13056446ec6

Për skuadrën e Buccaneers ky është titulli i dytë pas atij të fituar në vitin 2003, i ardhur në një sezon të vështirë, të kushtëzuar nga pandemia e Covid-19.

072446055-94038a86-2279-4c94-8153-dbf2c03c651a

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"