Askush si ai në Europë, mesfushori i Milanit është lojtari i vetëm që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 18:11

Askush si ai në Europë, mesfushori i Milanit është lojtari i vetëm që…

Milani po kalon një periudhë shumë të vështirë në këtë sezon, teksa në 12 ndeshje të zhvilluara  kanë grumbulluar vetëm 13 pikë.milann

Disa nga blerjet e verës nuk kanë bindur tek kuqezinjtë, por ka edhe nga ata që pavarësisht formës së dobët të skuadrës, po tregojnë një paraqitje të mirë personale.

I tillë është rasti i mesfushorit algjerian, Ismael Benaser, i cili po tregon një formë të mirë në drejtimin e Piolit, ndryshe nga koha kur në krye të skuadrës ishte Xhampaolo.

Madje mesfushori ka arritur edhe një rekord deri tani, të cilin nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër në Europë për këtë sezon. Sipas faqes e cila merret me statistikat e futbollit “WhoScored”, Benaser është një nga 310 lojtarët të cilat kanë provuar 20 ose më shumë driblime. benaser

Pikërisht lojtari kuqezi ka qenë më shumë i suksesshëm në driblime, me 92.3% saktësi, duke bërë kështu më mirë se të gjithë lojtarët e tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"