“Askush s’do ta besonte në fillim të sezonit se do të ishim këtu”, Pioli: Dështim nëse dalim të tretët? Sukses po të luajmë në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 23:35


“Askush s’do ta besonte në fillim të sezonit se do të ishim këtu”, Pioli: Dështim nëse dalim të tretët? Sukses po të luajmë në Ligën e Kampioneve

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli mbeti tejet i kënaqur nga fitorja e skuadrës kuqezi ndaj Romës në “Olimpiko” 1-2. Për “Sky Sport”, tekniku i “Djallit” shtoi se do të ishte tejet i kënaqur nëse skuadra e tij do të luante sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.
pioliiiiiiiiiiiiii
Më pas, tekniku italian foli dhe për 3 lojtarët Ibrahimoviç, Rebiç dhe Çalhanoglu, të cilët u zëvendësuan në pjesën e dytë. Ai tregoi se të tre patën probleme muskulare dhe shpreson të mos kenë shqetësime serioze.

“ Ndeshja  me Romën – I thashë skuadrës se dy ndeshjet me rezultat negative nuk mund të na largojnë bindjen se kemi krijuar rrugën tonë. Shpresonim të bënim më mirë në dy javët e fundit, por kjo na dha më tepër forcë. Ishim të jashtëzakonshëm në pjesën e parë, Roma është një ekip i madh. Vuajtëm përballë tyre. Është një fitore e rëndësishme që na lejon të dalim nga kjo situatë e vështirë.

Tomori – Ai u fut në nivelin e duhur në ndeshjen e derbit në Kupën e Italisë. Por është skuadra që e lejon individin të shprehë veten në mënyrën më të mirë. Kemi fituar një ndeshej të rëndësishme dhe të vështirë.

Mungesa e agresivitetit në pjesën e dytë – Është pjesë e rrugës sonë të rritjes në lojë. Jemi një ekip i ri, që ende nuk e ka maturinë për t’u imponuar në lojë. Po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, kemi 17 pikë më shumë se vitin e kaluar. Kjo ishte një paraqitje me kurajo dhe dëshirë për të fituar.

Çalhanoglu, Rebiç dhe Ibrahimoviç – Të tre kishin probleme muskulore. Ndoshta ka ndikuar dhe lodhja, do ta shikojmë më mirë nesër. Shpresoj të kem sa më shumë futbollistë në dispozicion, sepse jemi në një moment vendimtar të sezonit. Uroj që ata të tre të mos kenë probleme serioze.

Zhgënjim nëse del në vendin e tretë – Kjo tregon se futbolli është një ambjent i çuditshëm. Po ta thoshim në fillim të sezonit se do të renditeshim në vendin e dytë tani, askush nuk do ta besonte. E kam thënë se 7 ekipet e para në renditje janë shumë të forta. Uroj të jemi mes 4 skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Dhomat e zhveshjes – U tregova djemve disa nga programet tuaja (qesh). Jo, s’është e vërtetë. Është një grup i ri, por me shumë përgjegjësi. Kemi vuajtur në dy javët e fundit. Mjaftoi t’u flisja sepse besojmë te puna jonë. E dimë që rruga jonë do të ketë shumë pengesa”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/