“Askush s’di ta zbatojë 3-5-2 si Konte”, analiza e Panuçit: Fonseka gjeti mekanizmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 18:54

“Askush s’di ta zbatojë 3-5-2 si Konte”, analiza e Panuçit: Fonseka gjeti mekanizmin

Një sezon me Interin (1999-2000) dhe tetë të tjera te Roma, dy ambiente që Kristian Panuçi i njeh mjaft mirë. 

Dta7_iUX4AgB1Eq

Ish-qendërmbrojtësi dhe ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, ndonëse për pak kohë, është thirrur në apel nga “Gazzetta dello Sport” për të bërë një panoramë të sfidës që pritet sot në “San Siro” mes Interi dhe Romës, por mbi të gjitha mes dy trajnerëve që po bëjnë një punë fantastike, si Antonio Konte dhe Paulo Fonseka.

Panuçi, numrat thonë se sot në “San Siro” do të jenë përballë mbrojtja e dytë (Interi) dhe e pestë (Roma) më e mirë e Italisë. Mjafton kaq për të justifikuar 9 pikët në renditje? 

Jo, 9 pikët janë rrjedhojë e startit të sezonit dhe vazhdimësisë në kampionat. Edhe Konte ka disa probleme në prapavijë, por le të themi që mbrojtësit e tij i kanë absorbuar më mirë kërkesat e trajnerit. Por së fundmi, edhe prapavijën e Fonsekës e kam parë shumë më të sigurt.

 Roma eksperimentoi me Atalantën me 3 mbrojtës dhe i doli keq. Mendoni se mbrojtja me 4 është idealja për Romën? 

Roma gjithmonë ka luajtur me tre mbrojtës e gjysmë, pasi Kolarov është një lojtar atipik, duke qenë se i pëlqen më shumë të sulmojë sesa të mbrojë. Por Fonseka u tregua shumë i zoti, duke vazhduar që t’i japë lirshmëri Kolarovit që të sulmojë, por bllokoi mbrojtësin e djathtë që të mbrojë, ndërsa serbi hidhet në sulm. Për më tepër, edhe kohët e daljes së skuadrës në sulm, apo edhe presingu që tashmë bëhet më lart dhe më i përqendruar, janë sekretet e kësaj Rome.

Panuci-shkarkimi

Roma sulmon vetëm nga e majta sepse i mungon një mbrojtës i djathtë sulmues?

Absolutisht jo. Florenci është gjithmonë një garanci, ndërsa Spinacola është një lojtar fantastik, që bën gjithçka, mbron e sulmon, por duhet të jetë mirë fizikisht dhe aktualisht nuk e ka formën ideale.

Mund të themi se është pak a shumë i njëjti problem që ka Konte me D’Ambrozion? 

Shiko, Interi është një skuadër që mbron me 5 lojtarë dhe jo me 3 asnjëherë. Këtë ta keni të sigurt, por problemi i vetëm i Kontes është se nuk arrin që ta zbatojë siç duhet idenë e lojës së tij, kur në të djathtë luan Kandreva. D’Ambrozio është një xhol i situatës, por nuk di të kthehet mbrapa. Dhe kur them se Interi mbrohet me 5 lojtarë është një kompliment, jo një kritikë, sepse askush nuk di ta bëjë dhe ta zbatojë si Konte modulin 3-5-2.

Godin dhe Smolling, kush po bën më mirë nga të ardhurit e rinj?

Godin duhet ende të përshtatet me mbrojtjen me 3, sepse ka luajtur gjithmonë në qendër tek Atletiko. Tek Interi mbulon qendrën e djathtë dhe me Kandrevën në krah i duhet të mbulojë thuajse gjysmën e fushës vetë. Ndërsa për Smolling, për të cilin të gjithë habiten sepse po shkëlqen te Roma, më vjen të qesh… Zotërinj, ky djalë luante te Mançester Junajtid deri pak vite më parë, ndaj nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Ju, që tek Interi patët Marçelo Lipin si trajner, i cili vinte nga Juventusi, mund të na shpjegoni se si “i urryeri” Antonio Konte arriti kaq shpejt të fitojë tifozët zikaltër?

Shumë e thjeshtë: Konte e ka quajtur veten gjithmonë një profesionist, i gatshëm të punojë me çdo projekt dhe respekton në maksimumin e mundshëm profesionalizimin e tij edhe tek Interi. Tani ka ardhur ora që ne italianët, ne tifozët të rritemi nga mendja.

Fakti që ka drejtuar Juven, nuk do të thotë që nuk mund të stërvitë Interin. Lipi tek Interi nuk kishte probleme me lojtarët. Defekti i tij i vetëm ishte thjesht fakti se skuadra e Lipit atëherë nuk mund të luftonte për titullin, ndërsa ky i Kontes po.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"