Askush nuk është mbi 23 vjeç, ja kush janë yjet që po shkëlqejnë në grupet e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 14:09

Askush nuk është mbi 23 vjeç, ja kush janë yjet që po shkëlqejnë në grupet e Champions-it

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve gjithmonë ka sjellë surpriza për klubet, drejtuesit e tyre dhe adhuruesit e futbollit. Pas tre ndeshjeve të luajtura, disa lojtarë jo shumë të njohur të klubeve kanë shkëlqyer si kurrë më parë. E përbashkëta e këtyre futbollistëve të rinj është se askush nuk është mbi 23 vjeç.

champions

Ferran Hutgla (23) Ish-lojtari i FC Barcelona shkoi në Bryzh ku i ka kaluar kufijtë dhe ka arritur në kontinentin e vjetër. Në tre ndeshjet e tij të para të luajtura në Ligën e Kampionëve, sulmuesi spanjoll ka shënuar dy gola dhe ka shpërndarë dy asistime të tjera që kanë qenë jetike që skuadra e tij të jetë lideri i pamposhtur i grupit.

ferran-jutgla-v-oporto

Kvaratskhelia (21) Mesfushori është një nga sensacionet e Napolit. Ai është shpallur si golashënuesi më i mirë i skuadrës në Seria A dhe Champions.

kvaratskhelia

Mudrik (21) Shakhtjor humbi lojtarë të rëndësishëm verën e kaluar si rezultat i luftës, por mbajti një nga lojtarët e tyre më të talentuar, Mikhailo Mudrik. Sulmuesi, i cili u duartrokit sezonin e kaluar në Santiago Bernabéu, tashmë ka shënuar dy gola dhe dy asistime në këtë Ligë të Kampionëve.

mudrik

Belingham (19) Futbollisti anglez i Borusia Dortmundit ka kaluar nga premtimi në realitet. Ky është sezoni i tij i tretë në kompeticionin më të mirë evropian për klube. Ai e ka parë derën në të gjitha ndeshjet që ka luajtur deri më tani.

bellingham

Okafor (22) Salcburg ka një golashënues të ri të madh, Noah Okafor. Zvicerani tashmë ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve. Të njëjtin rezultat që ai arriti gjatë edicionit të kaluar, ku luajti tetë ndeshje. Okafor drejton Salcburgun, kreun e një grupi që përfshin Milanin dhe Çelsin.

okafor

Kudus (22) Futbollisti ganez ka shënuar një gol në të gjitha ndeshjet e Champions të luajtura deri më sot. Tre gola dhe një asistim janë bagazhi i yllit të ri të Ajaksit.

kudus

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"