“Askush nuk e priste të merrnim 3 fitore”, Brdariç: Tensioni dhe presioni na mban të fokusuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 13:33

“Askush nuk e priste të merrnim 3 fitore”, Brdariç: Tensioni dhe presioni na mban të fokusuar

Vllaznia ka bërë një start fantastik në 3 javët e para të kampionatit teksa ka arritur të marrë pikë të plota, duke kryesuar të vetëm me diferencë +4 nga ndjekësit më të afërt. Për këtë moment të mirë, meritë ka padyshim edhe trajneri Tomas Brdariç, së bashku me stafin e tij.

Brdaric

Tekniku u skuadrës shkodrane, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Teutës që do të zhvillohet ditën e nesërme duke u shprehur:

Si e parashikoni transfertën durrsake?

Kemi marrë shumë përfitime nga ndeshja e fundit. Kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vijojmë me përgatitjet për të bërë mirë.

Fitorja me Tiranën?

Për ne dhe për zonën e Shkodrës ishte një ndeshje e mirë. Duhet ta dimë sesi do ta përdorim këtë rezultat. Ne e dimë se nga vijmë. Është ndeshja e parë e sezonit jashtë pas sukseseve dhe kemi shumë pritshmëri. Duhet të vijojmë me këtë atmosferë pozitive dhe askush nuk e priste që të merrnim tre fitore në fillim të sezonit.

Skuadra është e plotë?

Fokusi është nesër. Jemi mirë dhe të plotësuar. E dimë se për ne do jetë sfidë e vështirë. Mbyllëm kapitullin me Tiranën dhe të mendojmë për nesër.

Rritet presioni për ekipin?

Është mirë të ketë tension dhe presion. Është ai që na mban të fokusuar. Duhet të shkojmë te suksesi dhe jo të kemi frikë nga ajo që na pret.

Barazimi ju kënaq nesër?

Gjithmonë kjo pyetje. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për fitore. Është ndeshja në transfertë dhe do të flasim pas ndeshjes.

Objektivi i Vllaznisë se këtij sezoni, kur do te përcaktohet nga ana juaj?

Ne kemi ndërtuar një Vllazni të re dhe nuk jemi të kënaqur vetëm me pak. Duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe të besojmë se me uri në fushë të luajmë për të fituar. Çdo sukses ka çmimin e vet. Duhet të kemi motivim dhe të rritemi si ekip.

Keni një mesazh për Edi Martinin?

Jam në kontakt me të, kam marrëdhënie të mira dhe ai do të ketë sukses te Teuta. Jam këtu të stërvis lojtarët e mi për të fituar.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"