Askush nuk e mposht Florian Markun! Boksieri shqiptar ruan brezin me spektakël në Tiranë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 0:15

Askush nuk e mposht Florian Markun! Boksieri shqiptar ruan brezin me spektakël në Tiranë (VIDEO)

Florian Marku vazhdon dominimin në ringun profesionist, ku nuk njeh humbje. Boksieri shqiptar ka marrë fitoren e radhës duke mundur me vendim unanim meksikanin Miguel Parra Ramirez.

bandicam 2022-08-25 21-51-24-503

Pas 10 raundeve shumë të luftuara, në spektaklin e kësaj nate boksi ndërkombëtar në “Air Albania”, boksieri shqiptar ka konfirmuar formën e tij duke siguruar fitoren e radhës ndaj meksikanit i cili në disa momente edhe e vuri në vështirësi Markun.

Por në fund, gjyqtarët i dhanë të drejtë grushteve të Markut, i cili kishte lëshuar shumë të tillë në shënjestër, duke i dhënë fitoren me vendim unanim.

LINK VIDEO

DUELI RAUND PAS RAUNDI

Raundi 10 – Minutat e fundit shohin Markun të mundohet fillimisht të mbajë larg kundërshtarin në fillim e pastaj sulmon për të marrë një KO. Por në fund, shkëmbimi i grushteve nuk sheh asnjërin në tapet dhe tashmë pritet vendimi i gjyqtarëve.

Raundi 9 – Sulme nga Marku në këtë raund, për të balancuar goditjet që mori në raundin e 8. Megjithatë, të dy boksierët janë më të kujdesshëm për të evituar një goditje që mund të ishte fatale.

Raundi 8 – Ramirez tani është i ndërgjegjshëm që vetëm një KO mund t’i japë epërsinë në këtë sfidë dhe mundohet të gjejë hapësirë sulmi. Një gjuajtje me të majtën hedh Markun në tapet, por ai ngrihet përsëri shpejt dhe arrin të kundërpërgjigjet në raundin më të keq të kësaj ndeshje për të.

Raundi 7 – Marku nis ofensivën dhe me të majtën e tij lëshon një gjuajtje të fortë duke i shkaktuar një të çarë kundërshtarit në pjesën e djathtë të fytyrës. Më pas ai lëshon 2-3 goditje me të majtën, duke nervozuar kundërshtarin e tij që mundohet të kundërpërgjigjet në sekondat e fundit.

Raundi 6 – Marku fillon lojën e tij të zakonshme, duke sfiduar kundërshtarin që ta godasë. Ai eviton çdo tentativë drejt kokës së tij, teksa mundohet që të gjejë hapësirën të gjuajë kundërshtarin.

Raundi 5 – Ramirez është në ofensiv në këto momente, duke u munduar që të përfitojë nga gjakosja e Markut. Por boksieri shqiptar gjen mundësinë të kundërpërgjigjet dhe ndal ofensivën e  meksikanit.

Raundi 4 – Pak sekonda dhe Ramirez është në tokë. Gjyqtari numëron edhe pse meksikani pretendon se është shtyrë. Më pas të dy boksierët përplasen kokë më kokë dhe Marku pëson një të çarë në vetull. Kundërshtari merr zemër dhe fillon të godasë më shumë për të përfituar nga fakti se Marku nuk ka shikueshmërinë e duhur.

Raundi 3 – Boksieri shqiptar gjen dy herë të çara në mbrojtjen e Ramirez, i cili kërkon duelin nga distanca me Markun duke mos e lejuar të afrohet.  Por është tashmë boksieri shqiptar ai i cili ka iniciativën e plotë duke kërkuar sulmet e njëpasnjëshme.

Raundi 2 – Marku ia del të shtyjë në litarë kundërshtarin e tij, teksa përpiqet që ta godasë me të majtën e tij disa herë, por nuk e gjen të hapur.

Raundi 1 – Parra Ramirez është ai që ka iniciativën në raundin e parë, teksa mundohet të shtyjë Markun drejt këndit, pa shumë sukses. Shqiptari kontrollon me qetësi situatën duke pritur momentin e duhur për të goditur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"