Asistoi dy herë dhe shënoi gol, Babatunde: Luftuam deri në fund për të fituar, ja çfarë na tha trajneri në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 15:41

Asistoi dy herë dhe shënoi gol, Babatunde: Luftuam deri në fund për të fituar, ja çfarë na tha trajneri në dhomat e zhveshjes

Nigeriani Babatunde ishte një ndër më të mirët e sfidës Laçi-Teuta, pasi dha dy asiste dhe shënoi gol. Pas sfidës ai u shpreh se ishte i lumtur për performancën e treguar dhe që ja dolën të triumfonin në shtëpi.

nmaa

“Jam shumë i lumtur për performancën që bërë sot, dy asist dhe një gol. Ishte goli im i parë në kampionat dhe falë Zotit ja arritëm që të triumfojmë, jo vetëm me golin por edhe me paraqitjen mjaft të mirë. Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, dhe jam i lumtur që ja dolëm të triumfojmë dhe të marrim një rezultatat të mirë. E nisëm shumë keq, e humbëm përqëndrimin në minutat e para, por fatmirësisht barazuam shumë shpejt dhe u rikthyem shumë shpejt, ja dolëm të luftojmë deri në fund për të fituar. Trajneri na theksoi se sa e rëndësishme është të fitojmë në shtëpi, na bëri me dije forcën që ne kemi dhe besimin që duhet të kemi tek vlerat tona, ne ja dolëm të rikthehemi, të luftojmë dhe të fitojmë 3 pikët në shtëpinë tonë”, u shpreh Babatunde për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"