Asiste e gola, Myzeqeja bën festë për Roshin, Manajn dhe Baren. Ja statistikat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 17:11

Asiste e gola, Myzeqeja bën festë për Roshin, Manajn dhe Baren. Ja statistikat…

Aksi Lushnjë-Fier ka qenë vendimtar i ndeshjeve të fundit të Kombëtares shqiptare. Tre futbollistët, Odise Roshi, Rei Manaj dhe Keidi Bare kanë rezultuar të rëndësishëm në këtë rrugëtim që ka nisur skuadra me trajnerin Edi Reja.

Festa

Roshi ka dhënë 1 asist dhe ka shënuar 1 gol në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa Manaj gjeti rrugën e rrjetës kundër Moldavisë dhe asistoi për Hysajn ndaj Islandës.

Asitet

Keidi Bare gjithashtu shënoi në Moldavi dhe goditi shtyllën, por ndeshjet e tij kanë qenë të shkëlqyera. Myzeqeja është në festë sepse djemtë e saj janë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"