VIDEO/ Asiste dhe karton të verdhë, Kaçe dhe Vrioni protagonistë me skuadrat e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2018 | 16:51

VIDEO/ Asiste dhe karton të verdhë, Kaçe dhe Vrioni protagonistë me skuadrat e tyre

Një ditë e mirë kjo për dy nga legjionarët shqiptarë të cilët kanë qenë protagonist me skuadrat e tyre. Skuadra e Venecias ka arritur që të mposhtë me rezultatin 2-1 Breshian. Në këtë sfidë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni ka arritur që të japë asist për shokun e tij Di Mariano te goli i parë për skuadrën e tij. Ndërsa në minutën është larguar nga fusha për t’i lënë vend Literit, shokut të tij të skuadrës.

Vrioni55

Nga ana tjetër edhe Ergys Kaçe ka dhënë asist për golin e dytë të shënuar nga skuadra e tij. Më pas mesfushori shqiptar është ndëshkuar edhe me karton të verdhë në minutën e 56-të të takimit.

ergys kace

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"