“Asi nën mëngë” i Interit për të arritur te Dibala, flet Lautaro: Kam biseduar më të, vendimin do ta marri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 15:52

“Asi nën mëngë” i Interit për të arritur te Dibala, flet Lautaro: Kam biseduar më të, vendimin do ta marri…

Paolo Dibala është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Interit, e ziklatërit që përveç bisedimeve me agjentin e sulmuesit po përpiqen që të afrohen tek ai dhe nëpërmjet lojtarëve të tjerë argjentinas të klubit, siç është edhe Lautaro Martinez.

65757

Numri 10 i Interit ka folur nga grumbullimi me Argjentinën, me 2-herë kampionët e botës që do të përballen me Italinë në datën 1 qershor. Lautaro i pyetur nga gazetarët ka treguar dhe bisedat që ka zhvilluar me Paulo Dibalën, ku ka theksuar se kanë folur për gjera të tjera dhe jo për transferimin te Interi, duke përmendur se ai është një vendim që Dibala duhet ta marri vetë.

“Nuk e kemi prekur këtë argument. Kemi folur për gjëra të tjera, për situatën dhe gjithçka rreth tij.

Sot mendon për Argjentinën, për të ardhmen do të vendosi pas kësaj ndeshje.

Është një lojtar me shumë kualitet, shpresoj të luaj aty ku përshtatet më shumë dhe ndihet më i lumtur.”, u shpreh Lautaro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"