Ashraf Hakimi, kush është historia e “emigrantit” që tronditi Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 20:00

Ashraf Hakimi, kush është historia e “emigrantit” që tronditi Interin

Përmbysja e Dortmundit kundër Interit kishte një protagonist kryesor: Ashraf Hakimi, mbrojtës i “shkollës” së Realit të Madridit me golin që i rrjedh në vena.

hakimi dortmund inter

Mbrëmja e tij ishte për të mos u harruar, në sezonin e dytë me fanellën verdhezi si i huazuar. Sepse në shtëpinë “galaktike” nuk kanë asnjë ide për ta larguar përfundimisht. Lojtari i lindur në vitin 1998 është një talent i jashtëzakonshëm që në Gjermani po tregon vlerat e tij dhe po pret me padurim që një ditë dikush ta telefonojë nga Madridi. Sepse Reali mbetet gjithmonë Reali.

Ndëshkoi Interin dy herë, duke shënuar golin e parë dhe të tretë. Dy gola për të treguar se çfarë lojtari është. Fillimisht thyen portierin Handanoviç me një lëvizje prej një sulmuesi tipik, ndërsa në golin e tretë, pasi ka përshkruar një galopim gjigant nga mesfusha. Sërish me një prekje, goditje prej “vrastari”. Ai është një lojtar krahu, por brenda vetes ndihet pak sulmues.

hakimi dortmund inter

SHKOLLA E REALIT- Ka lindur në Madrid në 4 nëntorin e vitit 1998 nga dy prindër marokenë, por ka zgjedhur të luajë për këta të fundit. Vetëm pak ditë më parë mbushi 21 vjeç dhe nuk mund t’i bënte vetes dhuratë më të mirë sesa kjo. Nis të luajë futboll që në moshën 6-vjeçare dhe që në hapat e parë vëzhguesit e Realit e afrojnë në ekip 2 vite më vonë.

I ngjit shkallët një nga një në skuadrën madrilene duke kaluar në të gjitha skuadrat e moshave. Në ekipin B arrin në vitin 2016 që drejtohej nga Santiago Solari dhe në vitin 2017 bën debutimin me skuadrën e madhe. Nuk mund të kishte vit më të mirë se ky, pasi Reali fiton Ligën e Kampionëve dhe ai bën dy prezenca në këtë kompeticion. Bëhet marokeni i parë që triumfon në Champions.

Hakimi555

Madrilenët e dinë që djaloshi është shumë i talentuar, por e kanë të vështirë që t’i hapin hapësirë në skuadër. Për këtë arsye kanë vendosur që ta dërgojnë të aktivizohet në huazim. Dortmundi duket skuadra ideale për rritjen e talenteve në përgjithësi dhe në atë të Hakimit. Gjermanët e morën në huazim për dy vite dhe ai ka koleksionuar 44 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 9 asiste. Në këtë Champions ka arritur të shënojë 4 gola, nga 5 në total që ka arritur të shënojë e gjithë skuadra e Dortmundit. Me Marokun debutoi në vitin 2016 dhe luajti edhe në Botërorin e vitit 2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"