“Asgjë nuk arrihet pa mbështetje”, Luiza Gega fiton dy medalje në Kampionatin Ballkanik dhe hyn në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2022 | 12:28

“Asgjë nuk arrihet pa mbështetje”, Luiza Gega fiton dy medalje në Kampionatin Ballkanik dhe hyn në histori

Luiza Gega zhvilloi një kompeticion të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Turqi. Atletja shqiptare mori dy medalje në edicionin e 27 të këtij turneu në salla të mbyllura.

luiza gega

Ajo doli e dyta në garën e 1500 metrave, kurse në atë të 3000 metrave u shpall kampione Ballkani. Një rezultat fantastik, të cilën atletja e postoi në faqen e saj në “Instagram”, ku u shpreh e surprizuar kur mori vesh se kishte hyrë në histori me arritjen e saj.

“Dy gara , dy medalje 1500m, 3000m. E 8-a medalje ari që fitoj në Kampionatin Ballkanik ( në salla të mbyllura ). Por surpriza më e madhe ishte sepse sot mora vesh që u bëra sportistja Nr-1 në historinë e Kampionatit Ballkanik që fitoj më shumë medalje ari. Në fakt është hera parë që provoj të bëj dy gara brenda 50 min, mund ta quaj një stërvitje të mirë me finish të shpejtë përpara Kampionatit Botëror . Sigurisht qe asgjë e mire nuk arrihet pa mbështetje.”, shkruhej në postim, ku më pas falënderonte personat që e kanë mbështetur.

 


View this post on Instagram

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"