Asensio, me plan të qartë: Na duhen 11 fitore për titullin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 21:26


Asensio, me plan të qartë: Na duhen 11 fitore për titullin…

Marko Aseniso do të jetë “blerja” më e re e Realit të Madridit, sepse kur të rikthehen kompeticionet, edhe sulmuesi do të jetë i gatshëm për të luajtur me ekipin dhe do të japë kontributin e tij. Spanjolli thotë se pritja ka qenë shumë e vështirë, por ia ka vlejtur sepse tani ndihet gati dhe më formë se kurrë për të zbritur në fushën e lojës.

asensiooo

Ai premton se ekipi do t’i luajë ndeshjet si të ishin jetë a vdekje për të triumfuar në fund. Asensio nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon sepse në fazën përgatitore në Amerikë pësoi një dëmtim në gju dhe iu desh të operohej për t’u rikthyer.

SITUATA – “Ndihem shumë mirë. Java e parë ishte disi ndryshe për mua, pastaj u riktheva me shokët. Jam përshtatur me gjërat e reja që po ndodhin në futboll, por e rëndësishme është që gjuri po përgjigjet mirë. Jam i kënaqur për aspektin fizik dhe dua të vazhdoj të punoj akoma më shumë.

Pritja për mua ka qenë shumë e gjatë, por kisha shumë durim. Është shumë e vështirë që të shohësh shokët e skuadrës kur stërviten në fushë apo në palestër dhe ti duhet thjesht t’i shohësh. Por mendoj se pritja ia vlejti dhe tani jam akoma më shumë i karikuar”.

isco-asensio-ceballos

RIKTHIMI – “Kishim shumë kohë pa qenë të gjithë bashkë, ndërsa tani jemi duke u stërvitur për mekanizmat si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Intensiteti është rritur shumë në ditët e fundit dhe jemi të kënaqur për këtë”.

SKUADRA – “Të gjithë ishim mirë fizikisht, kishim shumë dëshirë për t’u rikthyer të punonim bashkë, sepse kemi një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Por lojtarët kanë punuar edhe në shtëpitë e tyre dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

LA LIGA – “Kemi shumë dëshirë që të zbresim në fushën e lojës për t’i luajtur këto 11 ndeshje si të ishin për jetë apo vdekje. Secila do të jetë si një finale. Ne do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe këtë do të bëjmë”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com