Asensio humb shkëlqimin jashtë fushe, ndahet nga modelja spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 16:05

Asensio humb shkëlqimin jashtë fushe, ndahet nga modelja spanjolle

Ata ishin një nga çiftet që pëlqeheshin dhe ndiqeshin më shumë, por marrëdhënia mes Marina Muntaner, modele majorkeze, dhe futbollistit madrilen Marco Asensio, duket se nuk po ecën mirë. Çifti ka kohë që nuk poston më foto së bashku dhe gjithashtu kanë lënë të kuptohet, përmes postimeve në rrjet, se ata nuk janë më bashkë.

Asensio real

 

“Të gjithë qytetet kanë diçka të bukur, por jo të gjithë janë të mirë për të jetuar”, ka qenë një nga postimet e futbollistit. Burime të ndryshme thonë se futbollisti merenge dhe bukuroshja kanë kaluar të ndarë edhe festat e fundvitit.

Asensio

Asensio i kaloi ato me familjen e tij në Majorka, por aty s’kishte asnjë shenjë të Marinës. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që Marina ka mbyllur edhe adresën e saj të “Instagramit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"