Asensio: Fanellën me numër 7 klubi nuk ma ofroi, “10” e Modriçit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 20:53

Asensio: Fanellën me numër 7 klubi nuk ma ofroi, “10” e Modriçit…

Largimi i Ronaldos nga Reali i Madridit, la për disa kohë fanellën me numër 7 pa “zot”. Mediat spanjolle bënë fillimisht me dije se ai numër do t’i shkonte lojtarit Marko Asensio i cili është një nga talentet e zbuluar te maddrilenët.

asensio

Por ai vazhdon të mbajë mbi shpinë fanellën me numër 20. “Klubi nuk më tha kurrë asgjë në lidhje me atë dhe unë nuk pata asnjëherë shansin që të vendosja”, deklaroi Asensio.

Po duket se objektivi i Asensios është numri 10 që ka Luka Modriç, por për këtë ai ka thënë: “Është një numër që e kam pëlqyer gjithmonë. Por aktualisht është në duar të sigurta. Në të ardhmen do të më pëlqente”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"