Asani pyetje me “spec” trajnerit Martini: E kishit arbitrin në ndeshjen ndaj Partizanit?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 22:15

Asani pyetje me “spec” trajnerit Martini: E kishit arbitrin në ndeshjen ndaj Partizanit?

Jasir Asanit i ka ngelur peng humbja para 2 javësh në transfertë ndaj Teutës. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, 24-vjeçari, i cili në janar do të veshë fanellën e AIK-ut,  nuk ka nguruar t’i bëjë një pyetje me spec trajnerit aktual të Teutës, Edi Martini, në lidhje me gjyqtarin. Tekniku shkodran nuk nguroi t’i përgjigjej Asanit, duke u shprehur:

Martini-Asani

EDI MARTINI: Unë e kam parë moviolën, goli i Partizanit ishte pozicion jashtë loje, penalltia ishte. Nuk pashë tendencë nga arbitri. Është problemi jot që e kishe mendjen në Suedi, dhe humbe një rast flagrant. Nuk e di çfarë pretendoni. Ishte ndeshje e luftuar.

JASIR ASANI: Unë isha në fushë. Sipas meje gjyqtari nuk e lejoi ndeshjen që të luhej. Ka pasur shumë faulle që nuk duhet të jepeshin. Faulli i parë direkt karton i verdhë për Brojën.

EDI MARTINI: Teuta u dënua me 2 kartonë të kuq ju me 1, nuk ka qenë determinonte puna e gjyqtarit. Ai që humbet ka qejf të gjejë një pretekst.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"