EKSKLUZIVE/ Asani “provokon” Ngonë: Nuk i shënon dot Hoxhës, Partizani fiton. Derbin e vendos… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:18

EKSKLUZIVE/ Asani “provokon” Ngonë: Nuk i shënon dot Hoxhës, Partizani fiton. Derbin e vendos… (E PLOTË)

Jasir Asani nuk u prefer ua nga ish-trajneri Fran ko Lerda në derbin e 13 dhjetorit, ndërsa tani sulmuesi nga Shkupi emocionet e këtij takimi do t’i përjetojë nga Suedia ku është huazuar nga Partizani. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” në prag të derbit, Asani foli me besim të plotë që dueli i së premtes do të fitohet nga “demat e kuq”. Me trepikëshin ndaj bardhebluve Partizanin e shikon në luftë për titullin kampion. 

Asani

Ndonëse është larguar nga ekipi që në fillim të vitit, Asani pohoi se ka kontakte të përditshme me ish-shokët e skuadrës dhe veçanërisht përmend kapitenin Alban Hoxha, për ndihmën që i ka dhënë kur ka qenë pjesë e Partizanit. Sipas sulmuesit, kapiteni di të motivojë lojtarët dhe ka besim se këtë gjë do ta bëjë edhe kësaj radhe që Partizani të kthehet te fitorja në derbi. Jasir Asani njihet edhe për miqësinë me sulmuesin e Tiranës, Majkëll Ngo, që e quan ndër “pykat” më të mira në Superiore, por e shikon të vështirë që të shënojë në derbi, duke ditur se portën e Partizanit e mbron Alban Hoxha.

Të premten luhet derbi. Çfarë kujtoni nga ndeshja e fundit ku humbët pas 6 vitesh dhe ju nuk u aktivizuat? 

Po, nesër është derbi i radhës ku lojtarët duhet të përgatiten që të japin maksimumin. Kam besim se lojtarët e Partizanit do t’ia dalin në këtë ndeshje. Kam besim te të gjithë aty, pasi janë klubi më i madh në Shqipëri. Humbja e derbit të fundit është arkivuar dhe nuk ia vlen të preket më, por duhet përqendruar vëmendja te takimi i radhës ku nuk lejohen më gabimet dhe hapat falsë.

Çfarë ju ka thënë Lerda pas asaj ndeshjeje që i kushtoi edhe shkarkimin? Mos ndoshta edhe ai u bë shumë pishman që nuk ju futi në lojë, të paktën pjesën e dytë? 

Asgjë nuk më tha trajneri Lerda në atë derbi. Thjesht nuk më futi në fushë që të luaja. Isha i gatshëm të luaja në atë derbi në një stadium të tejmbushur me tifozë. Pa dyshim që është kënaqësi e madhe ta shikosh stadiumin plot me tifozë. ASANI

Nëse në fazën e dytë situatat ishin në favor të Partizanit, tashmë është krejt e kundërta, pasi Tirana është 6 pikë para. Çfarë derbi mendoni se do të jetë ky i fazës së tretë? 

Partizani është gjithmonë favorit, edhe tani që kanë gjashtë pikë më pak. Kjo diferencë nuk është asgjë. Nëse Partizani ia del në këtë përballje, atëherë ekipi do të jetë më i rrezikshëm. Besoj se do t’ia dalin për titull sepse Partizani i ka të gjitha kartat dhe mundësitë për të dalë kampion.

Cili nga lojtarët mund ta vendosë ndeshjen e së premtes dhe a keni një parandjenjë ose parashikim për rezultatin? 

Të gjithë lojtarët janë të motivuar për këtë ndeshje. Nuk ka rëndësi se kush shënon, thjesht të fitojë Partizani. Gjithsesi, unë mendoj se do të shënojë Solomon dhe Bardhi, si dhe fiton Partizani në fund.

Është krijuar përshtypja se te Partizani i këtij sezoni ka munguar harmonia në ekip, prandaj dhe rezultatet nuk kanë qenë të duhurat. Është e vërtetë që mund të ketë ndikuar kjo? 

Unë mendoj se harmonia është në rregull te Partizani. Thjesht mund të kenë pasur luhatje, pasi çdo ekip ka uljengritjet e tij në periudha të ndryshme. Por besoj se Partizani do të ngrihet sërish dhe të vijë së shpejti në vendin që i takon gjithmonë. Kam folur me lojtarët dhe harmonia është super. Do t’ia dalin çunat.

Në derbi do të mungojë edhe Trashi. Është kjo një goditje për skuadrën? 

Trashi është lojtari më i mirë në Kategorinë Superiore. Normal që do të ndikojë pak, por aty është edhe Hakaj, i cili gjithashtu është një lojtar shumë i mirë. Besoj se kushdo që do të hyjë në fushë, do të japë maksimumin. Hakaj është superlojtar. jasir asani

Me cilët nga shokët e ekipit ruani më shumë kontaktet? 

Me të gjithë kam kontakte, por më shumë kontaktet i kam me Besnik Feratin, Amir Bilalin, Solomonin dhe Alban Hoxhën që flasim çdo ditë. Jam i lumtur dhe mirënjohës ndaj Albanit, pasi më ka ndihmuar shumë kur ishim në ekip. Ai di shumë mirë si t’i motivojë lojtarët në mënyrë që ata të japin shpirtin në fushë. Kam besim se kjo ka për të ndodhur edhe në këtë derbi.

Ju njiheni edhe si një mik i Majkëll Ngosë. Sulmuesi bardheblu ka thënë se do t’i shënojë Partizanit. Keni ndonjë mesazh për të? 

Ngo është lojtari më i mirë në Superiore në pozicionin e tij, por mendoj se do ta ketë shumë të vështirë të shënojë në këtë derbi, pasi në portë është Alban Hoxha.

Pas dy muajve të parë në Suedi, ndiheni i përshtatur me ambientin apo ende nuk jeni aty ku duhet? 

Po bëhen afro dy muaj që jam me klubin e ri dhe jam përshtatur shumë mirë me ekipin dhe të gjithë çunat. AIK Stokholm është një klub shumë i madh në Suedi. Tani ka filluar Superkupa. Në Suedi kampionati është kampionat shumë i fortë, pasi marrin pjesë ekipe shumë të mira

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"