Asani: Nuk ndihem lider, kur erdhi Gega…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 11:58

Asani: Nuk ndihem lider, kur erdhi Gega…

Futbollisti që shoqëronte trajnerin Gega në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit me Luftëtarin ka qenë Jasir Asani.

Asani-770x470

Duket sikur me Malën dhe Bardhin flisni të njëjtën gjuhë në fushë?

Jemi si familje e madhe dhe punojmë shumë në stërvitje. Stërvitemi shumë për këtë.

Sezonin e kaluar 29 ndeshje 4 gola, ndërsa deri tani keni arritur të shënoni 3 gola…

Kur erdhi profesor Gega na dha liri të gjithëve. Është e vështirë të luash nga minuta e parë këtu. Jam i lumtur edhe kur shënoj edhe kur asistoj.

A ndiheni lider ?

Jo nuk ndihem lider këtu tani për tani.

Takimi me Luftëtarin ?

Vitin e kaluar e pamë se kush ishte Luftëtari, nesër na pret ndeshje e rëndësishme. Do të japim maksimumin.

Një koment për zërat e Bashakshehirit ?

Nuk kam asgjë, tani për tani jam këtu dhe nuk mendoj asgjë tjetër.

Do të ishte mirë të fitonit titull dhe pastaj të largoheshit, po kombëtarja ?

Gjithë lojtarët e presin ftësen e kombëtares. Do të ishte mirë të largohësha kështu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"