Asani “çmend” Lerdën, tifozët kërkojnë largimin e italianit. Ja pikantet e sfidës Laçi-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2019 | 16:40

Asani “çmend” Lerdën, tifozët kërkojnë largimin e italianit. Ja pikantet e sfidës Laçi-Partizani

Edhe pse po luanin kundër kampionëve në fuqi, sfida mes Laçit dhe Partizanit, nuk pati interesimin që pritej, duke qenë se tribuna për karshi ishte me hyrje të lirë. Ndryshe nga vendasit, sektori i miqve të Partizanit ishte i tejmbushur.

partizani

-Në tribunën kryesore, ishte deputeti Kujtim Gjuzi, me të cilin nuk munguan edhe batutat me presidentin e Laçit, Pashk Laska.

-Trajneri Franko Lerda, gjatë gjithë ndeshjes thërriste Koten, duke i kërkuar që të pozicionohej mirë.

-Jasir Asani nxehet për zëvendësimin, saqë kur stafi teknik i kërkon që të shpejtojë pasi po iknin minutat, ai me gjestin e duarve (avash-avash) i drejtohet bankinës. Kjo e “çmendi” Lerdën.

Asani Partizani

-Pas zëvendësimit, Bitri e ndoqi ndeshjen përbri pankinës. Në çdo aksion të Partizanit, mbrojtësi reagonte me zë dhe gjeste. -Në fund, humbja bëri që shumë lojtarë të Partizanit të qëndronin për pak kohë në fushë, por është Trashi ai që i mbledh çunat, për t’i futur brenda.

-Tifozët e Partizanit në fund e kanë me Lerdën, teksa i kërkojnë edhe të largohet.

-Edhe pasi përfundoi ndeshja, 4 lojtarë vijuan të bënin disa minuta stërvitje.

Bujar Balliu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"