Asambleja “online”, presidenti i Laçit ngacmon Gjicin: Propozoj që në vend të Safetit të shtohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 0:10

Asambleja “online”, presidenti i Laçit ngacmon Gjicin: Propozoj që në vend të Safetit të shtohet…

Gjatë punimeve “online” të Asamblesë së FSHF-së, pati vetëm një moment që solli edhe buzëqeshjen e presidentit Duka dhe një lloj humori për të gjithë ata që po e ndiqnin.

Futboll-Laska-godet-Halilin-përfundon-në-Polici-660x330

Në momentin kur federata propozoi anëtarët e Komisionit të vlerësimit të votave, presidenti i Laçit, Pashk Laska, pati një propozim. “Propozoj që të shtohet Naim Halili në vend të Safet Gjicit. Është miku i Gjicit”, tha ndër të tjera kreu i klubit kurbinas, që solli edhe buzëqeshjen e presidentit të FSHF-së, i cili ishte në drejtim të punimeve me anë të videos.

Safet Gjici

Ishte vetëm një moment i tillë, pasi gjithçka u kalua në seriozitet dhe Duka komunikoi me juristin nëse mund të shtohej një anëtar dhe u pranua gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"