Asambleja e futbollit shqiptar, Duka: Këto janë synimet tona, falenderojmë qeverinë për refuzimin e bashkëpunimit (DEKLARATA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 12:10

Asambleja e futbollit shqiptar, Duka: Këto janë synimet tona, falenderojmë qeverinë për refuzimin e bashkëpunimit (DEKLARATA E PLOTË)

Në fjalën e tij përpara se niste punimet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së për këtë vit, presidenti FSHF-së Armand Duka renditi disa prej prioriteteve kryesore të këtij institucioni.
duka
Ai shpalli si synim rritjen e numrit të futbollistëve profesionistë nga 3250 në 3900 futbollistë, nisjen e trajnimit për aplikimin e sistemit VAR në vendin tonë, shtimin e numrit të garave kombëtare nga 16 në 18, rritje e numrit të skuadrave ngq 166 në 196 etj.

Ndërkohë, në fokus të fjalimit të tij ishin dhe liçensimi, futbolli i femrave dhe fëmijëve.

Duka ironizoi kryeministrin Rama për refuzimin e përfshirjes së futbollit shqiptar në paketën e ndihmës financiare si dhe për mosnisjen e kampionatit.

DEKLARATA E PLOTË:

 

Sot u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme, e cila për herë të parë u mbajt online nëpërmjet video-konferencës duke përdorur platformën Microsoft Teams. Kjo Asamble u zhvillua në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit të cilat ndodhen në Shtëpinë e Futbollit.

Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka, paraqiti për të pranishmit raportin e tij mbi veprimtarinë e Komitetit Ekzekutiv dhe institucionit.

Të nderuar anëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit!
I nderuar përfaqësues i FIFA-s, z. Nodar Akhalkatsi!
I nderuar President i FFK, z. Agim Ademi!
I nderuar përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit!
Të respektuar përfaqësues të medias!
Të dashur miq,

Jemi mbledhur sot për të zhvilluar punimet e Asamblesë së Zakonshme të FSHF, në kushte vërtetë të jashtëzakoshme. Kurrë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë por falë zhvillimit të teknologjisë, ne jemi munduar për t’ju përafruar normalitetit, duke zhvilluar on-line, eventin më të rëndësishëm vjetor. Pasojat që solli epidemia e COVID-19, kanë qenë të rënda për të gjithë botën. Pandemia e shpallur, krijoi kufizime të shumta dhe ndaloi prej dy muajsh çdo aktivitet duke përfshirë edhe lojën tonë të dashur futbollin. Fillimisht do të doja t’ju falenderoja ju dhe nëpërmjet jush gjithe komunitetin e futbollit për respektimin rigoroz të rregullave për mbrojtjen e shëndetit. Na është dashur që të gjithëve, të bëjmë sakrifica për ta kaluar me sa më pak dhimbje, këtë situatë që na u krijua.
Një falenderim të veçantë dua t’ua përcjell mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafin mjekësor, për sakrificat e mëdha dhe punën e tyre të palodhur. Kanë mirënjohjen e familjes së futbollit, të cilën ne e shprehëm duke i quajtur “kombëtarja jonë” për këtë periudhë. Falenderim edhe për të gjithë ata policë, ushtarakë, gazetarë, që gjithashtu punuan ditë e natë, pa u lodhur.
Unë uroj dhe shpresoj shumë, që pjesa më e rrëzikshme e kësaj “ëndrre të keqe”, të ketë kaluar tashmë. Uroj gjithashtu që shumë shpejt, do ti kthehemi normalitetit, si qytetarë. Mbi të gjitha uroj, që shumë shpejt, ne ti kthehemi terreneve sportive, fushave dhe stadiumeve tona për të rifilluar aktivitetin. Për ti dhënë sportdashësve atë, që iu mungon aq shumë: Kënaqësinë e lojës së dashur të futbollit.
Viti që po analizojmë ishte një vit me probleme dhe ngjarje të jashtëzakoshme, të cilat kanë tronditur të gjithë Shqipërinë. Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit solli humbje jetësh, panik dhe shkatërrim të pazakontë. Por pavarësisht vështirësive të krijuara, në periudhën mes dy Asambleve ne kemi punuar shumë dhe kemi realizuar arritje e objektiva që na bëjnë krenarë. Ashtu siç do të analizojmë me sy kritik edhe ato detyra që nuk arritëm ti realizonim. Mund të them me kënaqësi se rruga jonë për krijimin e standarteve të reja dhe rritjen e nivelit të futbollit shqiptar është e mbarë. Ne jemi duke plotësuar ato objektiva që i kemi vënë vetes nëpërmjet projektit tonë Vizion 2030.
Gjatë kësaj periudhe, janë kryer investime dhe vepra të mëdha të cilësore, me të cilat ne me të drejtë krenohemi. Ndërtimi i stadiumit “Air Albania”, ishte një arritje e madhe. Impianti modern 22.000 vendësh, i cili ka qenë ëndrra e çdo shqiptari, tani është një objekt i cili është vënë në shërbim të komunitetit të futbollit duke i bërë ndeshjet më cilësore. Ai ka sjellë impakt edhe në shtimin e numrit të tifozëve, gjë që e ka bërë garën më interesante. Data 17 nëntor, kur u inagurua stadiumi kombëtar do të mbahet mend gjatë për atmosferën festive që solli në kryeqytet, duke e shndërruar “Air Albanian”, në një tjetër qendër të Tiranës. Ky event, solli në Shqipëri edhe personalitete të futbollit europian dhe botëror, si Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe shumë homologë të Federatave të tjera, të cilët gjej rastin ti rifalenderoj, për respektin dhe ndihmën.
Ndërkohë në Kukës, po ndërtohet në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare një stadium 7000 vendesh në vlerën e 6.5 milionë eurove. Niveli i këtij bashkëpunimi do të jetë në shifrat 50% me 50%. Stadiumi do të jetë i kategorisë 3, ku mund të luhen ndeshjet, deri në fazën e grupeve të Champions League
E lashë jo pa qëllim në fund, një investim të madh të FSHF, “Shtëpinë e Futbollit”. Sot, kjo Asamble organizohet dhe drejtohet nga selia e re e FSHF. Do të kishim shumë dëshirë që ti zhvillonim punimet e saj në sallën e ndërtuar për këtë qëllim por kushtet e pandemisë nuk na lejonin një gjë të tillë. Stafi dhe e gjithë administrata e FSHF, tashmë kanë nisur punën nga kjo seli moderne e cila do të përfshijë brenda saj, dy ministadiume futbolli me nga 500 vende. Gjithashtu do të ketë edhe qendër rehabilituese moderne, ndërkohë që do të nisë edhe ndërtimi i një hoteli për ekipet kombëtare. Ky investim kap shumë e 9.5 milionë Eurove.
Jeni të mirëpritur në “Shtëpinë e Futbollit”, e cila është shtëpia juaj!
Por veç këtyre projekteve gjigande ne kemi investuar edhe në shumë projekte të tjera të rëndësishme dhe me mjaft vlera për komunitetin e futbollit, jo vetëm në qytete të mëdha por edhe në në qendra të vogla si Bulqiza, Delvina etj.
Sa i takon investimeve, “kali i betejës” për ne, është projekti për ndërtimin e 100 fushave në të gjithë Shqipërinë i cili do të sjellë një ndryshim rrënjësor të infrastrukturës dhe do ta përmirësojë ndjeshëm atë. Ky mund të quhet pa frikë një “revolucion” që do të ndikojë drejtëpërdrejtë në rritjen e cilësisë së stërvitjes dhe lojës. Ai do të sjellë përmirësime të prekshme dhe të ndjeshme nga i gjithë komuniteti i futbollit, veçanërisht nga moshat të cilat janë një tjetër prioritet i yni.
Ç’ka përmenda më lart dhe shumë projekte të tjera, nuk do të ishin realizuar pa financa të shëndosha. Falë menaxhimit të mirë në këtë drejtim, FSHF ka një të ardhme të sigurtë e cila do të pasqyrohet edhe në mbështetjen e projekteve të reja në interes të futbollit dhe shoqërisë. Në këto ditë të vështira, ne u munduam të ishim pranë anëtarëve të anëtarëve tanë, pra në çdo qelizë të futbollit, duke dhënë një ndihmë financiare. Sigurisht që për këtë iniciativë mund të ketë edhe vërejtje por ne vepruam sipas arsyetimit për t’i siguruar të gjithëve një minimum jetik, që të kapërcejnë këtë moment të vështirë. Gjej rastin këtu të falenderoj stafin e ekipit kombëtar dhe administratën e FSHF, të cilët kontribuan në këtë buxhet.
Iniciativat sociale të FSHF, kanë qenë të shumta. Krahas mbështetjes sociale me pagat e minimumit jetik për anëtarët tanë, ne kemi premtuar edhe ndërtimin e 3 shtëpive për të dëmtuar nga tërmeti, proçes i cili ka nisur. Me këtë rast dua të falenderoj për kontributin e tyre të madh lojtarët dhe trainerin e ekipit kombëtar, si edhe federatat mike e sportdashës të ndryshëm.
Garat dhe zhvillimi i tyre mbeten gjithmonë në qendër të vëmendjes. Jo thjesht si departament por në tërësi duke përfshirë organizimin e tyre, gjyqtarët, komisionet e tjera. Ndarja e pushteteve brenda FSHF, kanë sjellë përmirësim të ndjeshëm. Ndarja e trupës së garave nga sektori i arbitrimit dhe komisionet juridike kanë ndikuar, që garat të jenë sa më objektive dhe të minimizohen gabimet. Ne po studiojmë mundësinë e përdorimit të sistemit VAR në Shqipëri, i cili përveçse një sfidë për ne, do të rrisë besimin dhe minimizojë gabimet e mundshme gjatë lojës.
Sa i takon ekipeve kombëtare mund të them se jemi në një proçes të vazhdueshëm ndryshimesh dhe iniciativash të reja, për të patur një produkt sa më cilësor. Trajneri i kombëtares Edi Reja, është vendosur në drejtimin e Departamentit të trajnerëve, ndërkohë që ka një seri projektesh të cilat synojnë ta forcojnë dhe ta strukturojnë sa më mirë këtë hallkë shumë të rëndësishme. Krijimi i Departamentit të trajnerëve të ekipeve kombëtare që do të drejtohet prej tij, është shoqëruar edhe nga departamentet e përgatitjes fizike, të mjeksisë sportive dhe të videoanalizës. Ndërkohë që synim kryesor mbetet evidentimi dhe ndjekja e supertalenteve, të cilët do të na japin garanci për ecurinë e mirë të kombëtares A.
S’mund të le pa përmendur këtu edhe marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore me FFK. Kemi nisur dhe vazhdojmë projekte të përbashkëta, të cilat shpresojmë të rriten në të ardhmen. Ne jemi të lumtur për arritjet e futbollit kosovar dhe i urojmë një kualifikim historik në Euro 2021.
Një hapësirë të rëndësishme në punimet e kësaj asambleje vjen edhe për sponsorët tanë, që kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin veprimtarinë dhe projektet e FSHF. Një falenderim i madh për ta dhe bashkëpunëtorët tanë.
Do të doja të falenderoja edhe Qeverinë Shqiptare për bashkëpunimin e deritanishëm: Për investimin e përbashkët në stadiumin e Kukësit. Për tokën, mbi të cilëm ndërtuam shtëpinë e futbollit. Dhe për faktin, që gjatë periudhës së pandemisë na injoroi e anashkaloi si për mbeshtetjen financiare të anëtarëve tanë, ashtu edhe për bashkëpunimin in-ekzistent në rifillimin e aktivitetit të futbollit.
Prioriteti madhor i FSHF, gjatë kësaj periudhe do të jetë që futbolli të mbajë veten financiarisht. Të gjitha kriteret tona të licensimit dhe shumë iniciativa të tjra i shërbejnë realizimit të këtij qëllimi. Ne mendojmë që çdo klub apo skuadër futbolli të gjenerojë të ardhura nga produkti dhe këto jo thjeshtë për të mbijetuar por për tu zhvilluar e përsosur më tej. Për ti ndihmuar klubet dhe rritjen e tyre në këtë drejtim kemi shtuar asistencën tonë për të përgatitur burimet e tyre njerëzore, trajnerë, përgatis atletikë, administratorë etj. Një ndihmesë do të ishte edhe Ligji i Sponsorizimeve, në miratimin e të cilit po hasim pengesa. Por kjo nuk do të na tërheqë nga objektivat tona.
Për të hedhur bazë të shëndoshë në zhvillimin e futbollit, tre prioritete të tjera do do të jenë: 1. Futbolli i femrave. 2. Zhvillimi i futbollit të fëmijëve. 3. Kriteret e liçensimit.
– Zhvillimi i futbollit të femrave në Shqipëri, tani ka një projekt ambicioz që synon në këtë periudhë, të zhvillojë futbollin në klube. Pra klubet të organizojnë skuadrat e tyre të femrave. Pas dy vjetësh, çdo klub që merr pjesë në garë, do të ketë si kusht të ketë edhe ekip femrash. Këtë projekt do ta iniciojmë dhe mbështesim fort, me të gjitha mënyrat, fusha, bazë materiale dhe lekë etj.
– Zhvillimi i futbollit të fëmijëve, ku synojmë jo vetëm rritjen e numrit të tyre por edhe përmirësimi i mënyrës së stërvitjes, organizmit. Kjo do të arrihet nëpërmjet kushteve që do të vemë në licensim, për ta.
Me vendim të Komitetit Ekzekutiv, është rritur kompesimi për moshën e edukimit. Kjo do ti japë një shtysë të mëtejshme rritjes së talenteve në vend dhe përmirësojë këtë proçes.
Për të ulur moshën e fillimit të futbollit dhe për herë të parë vjet bëme kampionat elitar kombetar U-15. Për sezonin e ardhshëm do të bëjmë dhe kampionatin U-13. Me qëllim që talentet e moshave të mos “digjen dhe të kenë më shumë mundësi, do të zhvillojmë kampionatin kombëtar të U-21.
– Këmbëngulim: Licensimi është mjeti kryesor për realizimin e objektivave. Kriteret janë ndryshuar e përmirësuar për klubet profesioniste, amatore, femra e meshkuj dhe ky proçes do të ndahet në dy faza: Atë të liçensimit nga atë të regjistrimit. Liçensimi për në kategegorinë Superiore do të jetë i njëjtë, si për në Kupat e Europës. Realizimi i tyre do të ndiqet nga Departamenti përkatës, ndërkohë që për të kontrolluar drejtëpërdrejtë ekipet do të ngrihet TASK FORCE në të gjitha rajonet.

Objektiva në fusha të tjera do të jenë:
Përpara se ta mbyll fjalën time do të dëshiroja të përsërisja mesazhin e rëndësishëm: Ruajeni lojën, ruajeni shtëpinë tuaj futbollin. Shqetësimet, hallet dhe problemet që kemi është mirë, që ti zgjidhim me qetësi brenda shtëpisë. Kjo në të vërtetë është shtëpia jonë e madhe, e futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve, specialistëve. Por edhe e mediave sportive. Denigrimi e baltosja e padrejte per interesa, ambicie apo inate personale nuk bën gjë tjetër veçse dëmton, futbollin dhe imazhin tonë. Bashkepunimi, kritika e analiza na cojnë përpara.
I përmenda këto se shoh një tendencë të disave për të shpërthyer pas çdo veprimi pa arsyetuar gjatë. Por marr përshembull një trajner nga Shkodra, te cilit si kishte arritur në llogarine e tij mbështetja financiare e FSHF. Ai menjëherë shpërthen në akuza e etiketime të tipit “Turp”, Krim” etj. Po a nuk mund ti kursejmë të gjitha këto energji të shpenzuara për negativitet, duke komunikuar e zgjidhur qetësisht gjithçka. Duke ruajtur dhe treguar vlerat tona. Vlerat e futbollit dhe të një institucioni të nderuar siç siç është Federata Shqiptare e Futbollit.
Ju kujtoj me kënaqësi se më 6 qershor, është edhe 90-vjetori i krijimit të këtij institucioni, historia e të cilit si edhe historia e futbollit shqiptar na bëjnë të ndjehemi krenarë për arritjet e deritanishme. Urojmë ta festojmë duke luajtur futboll në fushë.
Futbolli amator dhe Projekti Grow:
• Promovimi i Projektit në të gjitha rajonet e vendit
• Ndërlidhja e futbollit amator të bazës me atë të klubeve
• Rritja e numrit të total shkollave të përfshira me 10%. Pra në 300 shkolla. Synohet që në vitin e ri akademik të përfshihen Vlora, Lezha dhe dy qytete të tjera.
• Implementimi i projektit për ngritjen e skuadrave të vajzave në 100 shkolla në gjithë vendin.
• Në sektorin e futbollit amator parashikohet që numri i ekipeve të shtohet me 80, ndërkohë që numri i lojtarëve do të shtohet me 1300.
Investimet:
• Përfundimi i ndërtimit të stadiumit të ri të Kukësit.
• Përfundimi i projektit për instalimet e kamerave nëpër stadiumet e Kategorisë Superiore.
• Fillimi projektit 5 vjeçar për ndërtimin e 100 fushave.
Licensimi:
• `Përgatitës atletik për klubet e Kategorisë Superiore me kriter të përfshirë në rregulloren e licensimit nga sezoni 2020-2021.
• Video-analisti për çdo klub të Kategorisë Superiore
Kombëtarja:
• Renditja në vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve 2020
Edukimi:
• Lancimi i kursit të trajnerëve për Licensën C si parakusht për marrjen e Licensës B
• Kurse për trajnerë në zona të tjera si Korça, pas Fierit dhe Shkodrës.
Paketa ligjore:
• Lobimi për miratimin e të gjithë paketës ligjore dhe fiskale në funksion të sportit

Marrëdhënie me UEFA dhe FFK:
• Mbledhja e Komitetit HatTrick në Shqipëri
• Lancimi i kompeticionit mbarëkombëtar, Kupa “Nënë Tereza”

Garat:
• Numri i futbollistëve profesionistë të rritet nga 3250 futbollistë profesionistë, në 3900.
• Rritje e numrit të skuadrave në kampionatet kombëtare të të gjitha niveleve, nga 166 në 196.
• Shtimi i numrit të garave kombëtare. Nga16 gara kombëtare, në 18.
• Trajnimi i burimeve njerzore për sistemin VAR në mënyrë që të nisin testimet.

Përpara se ta mbyll fjalën time do të dëshiroja të përsërisja mesazhin e rëndësishëm: Ruajeni lojën, ruajeni shtëpinë tuaj futbollin. Shqetësimet, hallet dhe problemet që kemi është mirë, që ti zgjidhim me qetësi brenda shtëpisë. Kjo në të vërtetë është shtëpia jonë e madhe, e futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve, specialistëve. Por edhe e mediave sportive. Denigrimi e baltosja e padrejte per interesa, ambicie apo inate personale nuk bën gjë tjetër veçse dëmton, futbollin dhe imazhin tonë. Bashkepunimi, kritika e analiza na cojnë përpara.
I përmenda këto se shoh një tendencë të disave për të shpërthyer pas çdo veprimi pa arsyetuar gjatë. Por marr përshembull një trajner nga Shkodra, te cilit si kishte arritur në llogarine e tij mbështetja financiare e FSHF. Ai menjëherë shpërthen në akuza e etiketime të tipit “Turp”, Krim” etj. Po a nuk mund ti kursejmë të gjitha këto energji të shpenzuara për negativitet, duke komunikuar e zgjidhur qetësisht gjithçka. Duke ruajtur dhe treguar vlerat tona. Vlerat e futbollit dhe të një institucioni të nderuar siç siç është Federata Shqiptare e Futbollit.
Ju kujtoj me kënaqësi se më 6 qershor, është edhe 90-vjetori i krijimit të këtij institucioni, historia e të cilit si edhe historia e futbollit shqiptar na bëjnë të ndjehemi krenarë për arritjet e deritanishme. Urojmë ta festojmë duke luajtur futboll në fushë.
Të dashur miq!
Në këto kohë të vështira, provuam shumë gjëra. Provuam dhimbjen, frikën privimin nga jeta normale. Por kjo na ka bërë më të fortë. Sepse krahas tyre kemi qenë më të dashur, më solidarë dhe më humanistë. Vlera të cilat shoqëria jonë duhet ti ruajë dhe ti nxjerrë në pah. Duke shpresuar që sa më shpejt, normaliteti të kthehet edhe për sportin tonë të dashur futbollin, i uroj punë të mbarë punimeve të kësaj Asambleje.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"