As Ze Maria nuk ndryshon fatin e Tiranës, bardheblutë humbin një tjetër derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 19:36

As Ze Maria nuk ndryshon fatin e Tiranës, bardheblutë humbin një tjetër derbi

Ky sezon në futbollin shqiptar nuk do të rezervojë një derbi të kryeqytetit, as në Superiore ku Partizani ka mbetur i vetëm dhe as në Kategorinë e Parë ku Tirana dhe Dinamo janë caktuar në grupe të ndryshme nga FSHF. Për bardheblutë e Ze Marias, ndoshta është më mirë kështu.

tirana dinamo derbi

Serisë së gjatë pa fitore në derbi të Tiranës ndaj Partizanit, sot i është shtuar edhe një humbje në derbin ndaj Dinamos, të luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sigurisht, bëhej fjalë për një miqësore, por dy skuadrat e Kategorisë së Parë e shihnin këtë sfidë si një duel përgatitor për edicionin e ri dhe në fund, ka dalë e fituar Dinamo e Igli Allmuçës me shifrat 1-0.

Si për ironi të fatit, golin e fitores për blutë e ka shënuar një “ish”, sulmuesi Mirel Çota, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 78, për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"