As tek Interi, as te Mançester Junajtid. Aleksis Sançez mund të përfundojë në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 18:31

As tek Interi, as te Mançester Junajtid. Aleksis Sançez mund të përfundojë në Spanjë

Sulmuesi i Mançester Junajtid Aleksis Sançez, i cili është huazuar tek Interi, mund të luajë sezonin e ardhshëm për Atletiko Madridin.

aleksis sancez

Media kiliane “Radio Cooperativa” shkruan se trajneri i “Los Colchoneros” Diego Simeone preferon futbollistin kilian, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë sezonin e ardhshëm për zikaltërit, ndërsa Mançester Junajtid nuk dëshiron më ta mbajë në ekip.

Duke parë eksperiencën e tij të madhe në Itali, Spanjë dhe Angli, 31-vjeçari Sançez do të ishte një përforcim i duhur për Atletikon. Dëmtimet e shumta nuk e lejuan Sançezin të shprehte më të mirë në në fushë me Interin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"