VIDEO/ As shpenzimet e çmendura nuk bëjnë punë, Çelsi ngec përsëri në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 23:06

VIDEO/ As shpenzimet e çmendura nuk bëjnë punë, Çelsi ngec përsëri në kampionat

Çelsi ka bërë çmenduri në merkaton e janarit, por klubi londinez përsëri nuk duket se mund të dalë nga kriza që e ka mbërthyer në këtë sezon. Edhe pse londinezët hodhën në fushë blerjet më të bujshme ndaj Fulhem, mes të cilëve edhe Enzo Fernandez të mbërritur pak ditë më parë te blutë, nuk shkuan më shumë se në barazim 0-0 përballë Fullhem.

sq3vVIg3tAhcGJb

Fernandez ishe titullar, ashtu si Mudrik apo edhe Zijesh i cili kishte kërkuar transferimin te PSG por çdo gjë dështoi në minutat e fundit. Megjthatë, ishte Fullhem ai që për pak iu afrua golit me Pereira, duke detyruar Kepa të bënte një pritje vendimtare.

Havertz u bë më pas protagonist në pjesën e parë me një gjuajtje mbi traverse si dhe një tjetër që u ndal nga shtylla. Në pjesën e dytë, ishin përsëri miqtë që iu afruan golit me ish-futbollistin e Çelsit, Uillian, i cili detyroi përsëri Kepa të shpëtonte portën e tij. Spanjolli më pas ishte me fat kur ia doli të mbante jashtë portës gjuajtjen nga distanca të Mitroviç, i cili për pak iu afrua supergolit.

Kështu, ndeshja u mbyll pa gola dhe me Çelsin që duket në krizë të plotë, pasi ka fituar vetëm 2 ndeshje nga 12 të fundit në kampionat dhe me blerjet milionere që nuk dhanë efektin e dëshiruar as sot.

ddddddfdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"