As “receta” e mjekes për t’u ndaluar seksin lojtarëve s’bën derman, Spartaku e pëson nga Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 14:09

As “receta” e mjekes për t’u ndaluar seksin lojtarëve s’bën derman, Spartaku e pëson nga Liverpuli

As “receta” e mjekes për t’u ndaluar seksin lojtarëve, nuk i ka mjaftuar Spartakut të Moskës për të marrë rezultat pozitiv ndaj Liverpulit. Viktoria Gameva i kishte urdhëruar që të mos kryenin marrëdhënie me bashkëshortet apo të dashurat e tyre, por kjo strategji nuk shërbeu.

Doktoresha e Spartakut

Liverpuli fitoi lehtësisht me rezultatin 7-0 duke siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. “Nga të dhënat mjekësore rezulton se seksi simulon kapacitetin për të punuar vetëm te femrat. Nuk funksionon e njëjta gjë për meshkujt. Duhet të heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale dy ose tri ditë përpara ndeshjeve të futbollit”, ka thënë doktoresha e Spartakut të Moskës Viktoria Gameva.

Doktoresha

SPEKTAKËL- Ishte thjesht një shëtitje, pavarësisht se llogaritë në Grupin E nuk ishin të mbyllura përpara ndeshjes. Liverpuli siguron vendin e parë falë paraqitjes spektakolare të sulmit. Dzhikia pengon në zonë Salahun dhe Kutinjo nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Liverpul

I dyti ishte një gol spektakolar, i cili erdhi nga kombinimi perfekt Mane-SalahFirmino-Kutinjo. Të gjithë me një pasim dhe braziliani arrin të shënojë golin e dytë. Por pas 19 minutash rezultati është 3- 0. Mane kroson dhe topi devijohet duke përfunduar te Firmino, i cili nuk gabon. Goli i katërt vjen në fillim të pjesës së parë dhe është një gol spektakolar i Mane, i cili koordinohet në mënyrë perfekte pas një krosi të Milnerit.

ahmedi sevilja

Kalon shumë pak kohë dhe shkon rezultati 5-0, të cilin e shënon Kutinjo. Liverpuli është i papërmbajtshëm dhe ka kohë edhe për dopietën e Manesë, i cili këtë herë shërbehet nga Starrixh pas një kundërsulmi. Festa kompletohet nga Salah, i cili nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje spektakolare. Nga Grupi E, kualifikohet edhe Sevija që mori barazim me Mariborin e Ahmedit, i cili qëndroi në stol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"