As në Shkodër nuk ka fitues, edhe ndeshja e dytë në “vëllazëroren” Shqipëri-Kosovë përfundon në barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 14:57

As në Shkodër nuk ka fitues, edhe ndeshja e dytë në “vëllazëroren” Shqipëri-Kosovë përfundon në barazim

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sërisht në miqësoren e dytë Shqipëri U-15 1-1 Kosovë U-15 të zhvilluar sot në orën 12:00 në stadiumin “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës. Kjo ishte përballja e dytë në harkun e tre ditëve pasi ndeshja e parë miqësore u zhvillua në qytetin e Elbasanit, datë 3 maj ora 16:00 stadiumi “Elbasan Arena” dhe përfundoi me rezultatin e njëjtë 1-1.
shqiperia-u15-1
Sfida ndërmjet përfaqësueseve ka qenë e ekuilibruar për të dyja ekipet të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004. Kosova U-15 ka kaluar e para në avantazh me anë të futbollistit Mahmuti në minutën e 15-të dhe në minutën e 35-të ka barazuar Mezani për Shqipërinë. Edhe pjesa e dytë ka ruajtur të njëjtin rezultat midis dy përfaqësueseve.

Shqipëria U-15 luajti me këtë formacion: Marku, Toska, Preka, Mataj, Lulja, Pengu, Mezani, Koduzi, Arapi, Papaj, Sula.

Kartonë të verdhë: ’10 Preka, ’46 Pengu, ’65 Toma / ’10 Hetemi, ’65 Reka
Golat: ’35 Mezani/ ’15 Mahmuti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"