As Milan e as Inter, Igli Tare rinovon me Lacion. Ja sa do të përfitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 15:04

As Milan e as Inter, Igli Tare rinovon me Lacion. Ja sa do të përfitojë

U përfol për një largim të mundshëm të Igli Tares nga Lacio, por vlonjati mesa duke i ka dhënë fund dilemave. Mediat italiane raportojnë se ditën e premte, drejtori sportiv ka nënshkruar zgjatjen e kontratës edhe për 2 vitet e ardhshme me pagë të dyfishuar. Shqiptari do të përfitojë diçka më shumë se 1 milion euro euro në sezon, me të drejtë rinovimi edhe për 2 sezone të tjera.

tare-e-lotito

Kontrata e 45 vjeçarit skadontet në 30 nëntor të vitit 2018, ndërkohë që për shkak të marrëdhënies të ngushtë me presidentin Lotito, bjondi e ka pasur shumë të lehtë të vendosë.

Emri i shqiptarit ishte lakuar së fundmi në klubet e njohura italiane si Milan dhe Interit, por mesa duket kjo ka mbetur thjesht një dëshirë.

46574_gallery

Tare ka bërë një punë kolosale te Lacio duke afruar lojtarë mjaft cilësorë si Felipe Anderson, Keita, Bilia që janë shitur në vlera të konsiderueshme. Pa harruar dhe Strakoshën dhe Milinkoviç-Saviç që vlerësohen ndjeshëm në treg dhe vlera e tyre po rritet dita ditës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"