“As me Dukën nuk reflektuan”, presidenti i skuadrës së Kategorisë së Parë “shfryn” sërish: Arbitër për sportin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2021 | 10:30

“As me Dukën nuk reflektuan”, presidenti i skuadrës së Kategorisë së Parë “shfryn” sërish: Arbitër për sportin e…

Besëlidhja nuk po gjen qetësi me arbitrat. Sikur të mos mjaftonte mungesa e fitoreve, ndihen të penalizuar nga vendimet. Gjok Noka “shfryn” sërish ndaj gjyqtarëve, ndërsa reklamon tri penallti të padhëna në Shijak. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, presidenti thotë:

gjok noka

“Gjyqtarët nuk po pyesin për protestat e presidentëve të klubeve, por tashmë as për ato të kreut të FSHF-së. Menduam se pas analizës dhe kritikës së ashpër të Armand Dukës, ata do të reflektonin. Nuk qenka e thënë dhe, me sa duket, gjyqtarët janë të vendosur të shkatërrojnë futbollin dhe investimet tona. Është për të ardhur keq se si gjyqtari i ndeshjes Erzeni-Besëlidhja anuloi tri penallti të pastra për ne, përkatësisht në minutat 2, 57 dhe 75.

Nuk mjaftoi me kaq, por ndaloi lojën pa fund për faulle të paqena. Ky gjyqtar me paaftësinë e tij të jepte përshtypjen se vetëm nga gjykimi nuk merrte vesh, për të mos thënë se veprimet i ka bërë me vetëdashje. Nga fiziku, ai mjaft mirë mund të punësohet në sportin e keçit, por kurrë të gjykojë ndeshje futbolli. Gjysmës së ekipit të Besëlidhjes i akordon kartonë të verdhë dhe të kuq pa asnjë shkak. I jep karton të dytë të verdhë pa shkak e për rrjedhojë edhe të kuq lojtarit duke ndëshkuar kësisoj ekipin.

I jep karton të kuq lojtarit që ishte në nxehmje, vetëm se futet për të ndarë lojtarët në konflikt dhe deklaron se ai e ka fyer, duke e dërguar në Komisionin e Disiplinës për dënim edhe më të rëndë. Ky gjyqtar për 90 minuta prishi lojën e të dyja ekipeve nga paaftësia e tij.

Pse duhet marrë e mirëqenë gënjeshtra e gjyqtarit?! Si është e mundur që këta gjyqtarë kalojnë testin për të gjykuar në këtë kategori dhe ndeshje të tilla të rëndësishme? Deri kur duhet të durojmë që gjyqtarët e ndeshjeve në Shqipëri të luajnë me djersën tonë…?!”

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"