As Koronavirusi nuk i pengon dot, shikoni çfarë bëjnë lojtarët e Devollit
Karantina e kushtëzuar nga “COVID–19” ka ndikuar jo pak edhe në ekipin e Devollit. Megjithatë, kjo situatë nuk i ka penguar tre futbollistët brazilianë dhe laçianin Hasani, që kontribuojnë për devollinjtë, të përgatiten brenda fashës së lejuar orare.
Ata stërviten rregullisht çdo ditë për të ruajtur formën sportive, ndërkohë që presin të rifillojë sa më shpejt kampionati.
Këta futbollistë, bashkë me pjesën tjetër të ekipit, do të kërkojnë me ngulm realizimin e objektivit sezonal, ruajtjen e vendit të 5-të, që Devolli mban aktualisht në tabelën e klasifikimit.
Pavarësisht vështirësive të kësaj periudhe, ata besojnë fort se do t’ia dalin, falë kualitetit që ka ekipi dhe punës në fushë.
THANAS GJATA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"