As Juventus dhe as Junajtid, babai e shtyn talentin e Salzburgut drejt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 21:31

As Juventus dhe as Junajtid, babai e shtyn talentin e Salzburgut drejt…

Erling Haland është një nga emrat më të diskutuar dhe një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat më të mëdha të Europës.erling haland

Talenti norvegjez po kalon një formë të shkëlqyer me Salzburgun këtë sezon, teksa në 18 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 26 gola, ku 7 prej të cilëve i ka shënuar në Ligën e Kampionëve.

Shumë skuadra janë hedhur në sulm për të firmosur me futbollistin, me Juventusin dhe Junajtid që kanë shfaqur interes serioz për ta marrë në ekipet e tyre.

19-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja klubeve, të cilët janë të gatshëm të bëjnë oferta të mëdha për të arritur te futbollisti. erling halandd

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Bild”, babai i lojtarit po e shtyn djalin e tij të kalojë në Bundesligë, ku ai do të kishte mundësinë të rritej akoma më shumë si futbollist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"