As Interi dhe as Lacio, Kumbulla do kalojë te skuadra tjetër e Serisë A. Sot pritet të mbyllet gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 19:25

As Interi dhe as Lacio, Kumbulla do kalojë te skuadra tjetër e Serisë A. Sot pritet të mbyllet gjithçka

Interi dhe Lacio e ndjekin prej kohësh, por Marash Kumbulla do vazhdojë karrierë diku tjetër.kumbulla

Mbrojtësi shqiptar pritet të kalojë në kryeqytetin italian, për tu veshur verdhekuq. Sipas asaj që raporton “Sky”, Roma është e interesuar për futbollistin dhe thuhet se marrëveshja është shumë afër.

Verdhekuqtë i kanë bërë Veronës një ofertë prej 30 milionë eurosh për lojtarin, e cila i ka pëlqyer drejtuesve. Ditën e sotme pritet të bëhet një takim mes drejtuesve të të dyja klubeve për të mbyllur gjithçka.

Roma ka fituar nga “përgjumja” e Interit dhe Lacios për të bërë sulmin për Kumbullën. Marrëveshja do të jetë huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Do të ishte një hap i madh në karrierë për Kumbullën, që do të kishte mundësinë të luante në një ekip të madh pasi shkëlqeu me Veronën në sezonin e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"