As Berisha dhe as Olajinka, futbollisti më i talentuar për Shehin është një durrsak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 20:27

As Berisha dhe as Olajinka, futbollisti më i talentuar për Shehin është një durrsak

Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, në një rrëfim unik për “Panorama Sport”, ka përzgjedhur lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur në një ekip. Ai gjithashtu ka treguar dhe atë më humoristin dhe nevrikun.

orges shehi

Kush ka qenë lojtari më i talentuar me të cilin keni luajtur në ekip?

Kam një karrierë shumë të gjatë dhe kanë qenë shumë lojtarë. Do përmendja Mancakun që ishte një lojtar shumë i talentuar. Para 15 vitesh kishte të dhëna fantastike. Edhe Latifi po ashtu është një lojtar që ka talent shumë të madh. Ka dhe të tjerë, por për momentin nuk më vijnë emrat.

Po më humoristi?

Nuk do ta quaja humorist, por duke ndenjur shumë vite, mendoj që lojtari që i bën mirë grupit është Osmani. Do të thosha më gazmori i ekipit që di t’i japë ngjyrim tjetër kur situatat nuk janë të mira.

Lojtari më nevrik?

Më nevriku mendoj se është Radas. Marko është mjaft impulsiv.

Si është për ju të jeni më i vjetri i Superiores?

Këtë pyetje ma kanë bërë edhe në Kombëtare. Kur më tha De Biazi të kaloja nga tavolina e lojtarëve tek ajo e stafit. Atje më pyetën si ndihesha dhe u thashë “andej si më i vjetri, këtej si më i riu”. Besoj se është një ndjenjë që të kujton rininë tënde.

Çfarë ndodh nëse një 18-vjeçar ju kthen fjalën në lojë?

Kam atë status që nuk i lejoj vetes të kaloj në debate, nuk jam tip konfliktual dhe kur këshilloj dikë, nuk e bëj me dashakeqësi, por jam i qetë. S’ka ndodhur asnjëherë të më kthejnë fjalën, pasi nuk e kaloj masën.

*** Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës në versionin print ***

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"