Artur nuk i mjafton Sarrit, Juventusi përgatit ofensivën për yllin e Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 18:41

Artur nuk i mjafton Sarrit, Juventusi përgatit ofensivën për yllin e Real Madridit

Afrimi i Artur nga Barcelona te Juventusi duket se nuk i mjafton Mauricio Sarrit, i cili dëshiron përforcime të tjera te bardhezinjtë.toni kros

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, tashmë kampionët e Italisë kanë shfaqur interes për yllin e Real Madridit, Toni Kros. Ky i fundit i pëlqen shumë Sarrit, i cili dëshiron ta ketë në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Gjermani do të formonte një dyshe shumë të fortë në mesfushë me Artur te Juventusi, në mënyrë që këta të fundit të tentojnë suksese të mëdha edhe në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"