Arteta sulmon Konten: Përhap gënjeshtra, nuk na njollosin dot…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 20:25

Arteta sulmon Konten: Përhap gënjeshtra, nuk na njollosin dot…

Mikel Arteta u ka lëshuar një përgjigje sfiduese kritikave në lidhje me kërkesën e Arsenalit për të shtyrë derbin me Totenhemin të dielën dhe këmbëngul se skuadra e tij nuk kishte mjaftueshëm lojtarë për të luajtur.

1292390792-1233972322

Derbi i Londrës Veriore u shty pasi e kërkuan “Topçinjtë” për shkak të mungesave në skuadër prej Koronavirusit, dëmtimeve dhe largimeve në Kupën e Afrikës.

“Klubi bëri një deklaratë dhe e shprehu zhgënjimin tonë për atë vendim. Ishte sigurisht një vendim i çuditshëm. Unë mendoj se nëse ka një mundësi për të luajtur, ne duhet të luajmë dhe të mos i shtyjmë ndeshjet prej dëmtimeve apo largimeve të lojtarëve me kombëtaret”, tha tekniku i Totenhemit, Antonio Konte. Por, në konferencën përpara gjysmëfinales së kthimit kundër Liverpulit në Kupën e Ligës, tekniku spanjoll sulmoi italianin:

“Ne do të mbrojmë klubin tonë me dhëmbë dhe thonj. Nuk do të lejojmë askënd që të dëmtojë emrin tonë apo të përpiqet të përhapë gënjeshtra. Ne nuk patëm numrin e mjaftueshëm të lojtarëve për të luajtur një ndeshje të Premier Ligës. E shtymë ndeshjen për arsye të drejta”.

LIVERPULI – Zëvendëstrajneri i Liverpulit, Pep Lijnders, konfirmoi se Aleks Okslejd-Çembërlein do të humbasë ndeshjen e sotme të Kupës kundër Arsenalit pasi përdrodhi kaviljen në sfidën kundër Brentfordit. “Reds”-at udhëtojnë sot drejt “Emirates” për të siguruar një biletë në finalen e Kupës së Ligës kundër Çelsit në “Wembley” pas barazimit 0-0 në “Anfield”.

“Fola me Aleksin dhe ai ndihet mirë, nuk është edhe aq keq. Shpreson që do të rikthehet në fundjavë, por ndaj Arsenalit është shumë herët.

Do ta vlerësojmë ditë pas dite”, tha ndihmësi i Jyrgen Klopit. Shumë u diskutua për kërkesën e mundshme të Arsenalit për të kërkuar shtyrjen e ndeshjes, ndërsa ai tha: “Ne kemi pasur eksperiencën tonë me këtë situatë, kështu që është e vështirë të gjykosh nga jashtë. U besoj 100% stafeve mjekësore të klubeve të Premier Ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"