Arteta do ta heqi qafe, agjenti i Shkodran Mustafit diskuton me skuadrën e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 14:18

Arteta do ta heqi qafe, agjenti i Shkodran Mustafit diskuton me skuadrën e njohur

Futbollisti i Arsenalit Shkodran Mustafi mund të përfundojë në Turqi te Gallatasarai.

shkodran-mustafi-arsenal-2019-20_nwbftetywkc81bpbipb02qmno

Media e njohur turke “Fotomac” shkruan se menaxheri i 27-vjeçarit ka udhëtuar drejt Stambollit për të diskutuar një transferim të mundshëm të kampionit të botës me Gjermaninë në vitin 2014.

gallatasarai

Tekniku i ri i londinezëve Mikel Arteta nuk e ka në plan të mbajë futbollistin shqiptar në radhët e “Topçinjve” dhe kërkon t’i bëjë sa më parë dalje. Ndërkohë, drejtuesit e Arsenalit nuk dëshirojnë ta shesin Mustafin pasi do të dilnin me humbje pasi ish-lojtari i Valencias u ble në vitin 2016 për gati 40 milionë € dhe formën aktualë çmimi i tij ka zbritur ndjeshëm, prandaj zyrtarët e klubit anglez shpresojnë që Gallatasari të ofrojë një shumë të konsiderueshme për Mustafin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"