Arteta bën goditjen e parë, Arsenali merr mbrojtësin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 26, 2020 | 11:00


Arteta bën goditjen e parë, Arsenali merr mbrojtësin spanjoll

Mikel Arteta është duke finalizuar goditjen e tij të parë në merkato. Transferimi i parë i trajnerit të Arsenalit në merkaton e janarit pritet të jetë mbrojtësi i Flamengos, Pablo Mari.0_Pablo-Mari-2

Qendërmbrojtësi 26- vjeçar ishte të shtunën në Londër për të kryer vizitat mjekësore me “Topçinjtë”. Ai fluturoi nga Brazili së bashku me drejtorin teknik të Arsenalit, Edu, pasi u arrit akordi me Flamengon, në arkat e të cilëve do të shkojnë 7.5 milionë paund.

Brazilianët e transferuan spanjollin vitin e shkuar për vetëm 1 milion paund, pasi ai dështoi që të linte gjurmë në “Etihad”. Gjatë tri viteve në Mançester, Siti e huazoi atë te Girona, NAC Breda dhe Alaveshi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com