Arteta bekon Zhorzhinjon: Sjell karakter për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 8:54

Arteta bekon Zhorzhinjon: Sjell karakter për titullin

Mikel Arteta nuk kishte në dispozicion 327 milionë eurot e Çelsit dhe njëkohësisht nuk arriti që të bëjë të vetin as yllin e Brajtonit, Moises Kaisedo, ndonëse ofroi 70 milionë euro.1_GettyImages-1461150390

Por në fund, me 15 milionë arriti te Zhorzhinjo, fantazisti i bluve, i cili do të pasurojë edhe më shumë teknikisht mesfushën e kryesuesve të Premier Ligës: “Nuk dua ta fsheh se objektivi ynë kryesor ishte ‘Mo’ (Moises Kaisedo), pasi na duhej një futbollist me karakteristikat e tij në atë pozicion. Por pasi dështuam në objektivin e parë, arritëm që në goditjen e dytë të ishim konkretë dhe të bënim tonin një kampion si Zhorzhinjo. Po flasim për një prej futbollistëve me më shumë eksperiencë në Premier Ligë. Ka fituar Champions-in, Europianin me Italinë, trofe që kërkojnë eksperiencë dhe neve na duhet pikërisht kjo cilësi për të arritur tek ëndrra jonë e titullit në Premier Ligë. Mendoj edhe se nuk do ta ketë aspak të vështirë të ambientohet, pasi Zhorzhinjo luan më shumë me tru sesa me këmbë”, u shpreh trajneri i Arsenalit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"