Arsenali surprizon me trajnerin e ri, ja kush do ta zëvendësojë Arsen Vengerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 9:52

Arsenali surprizon me trajnerin e ri, ja kush do ta zëvendësojë Arsen Vengerin

Do të jetë Unai Emeri pasuesi i Arsen Vengerit në stolin e Asenalit. Ish-tekniku i PSG-së ka mposhtur konkurrentin Mikel Arteta, teksa drejtuesit londinezë vendosën t’ia besojnë pankinën një trajneri me eksperiencë dhe që di si fitohen trofetë.

unai

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në ditët e ardhshme. U fol se do të ishte trajneri i Napolit në Itali, por Emeri pas aventurës në Rusi me Spartakun e Moskës, Seviljan dhe PSG, tani do të drejtojë në Premier Ligë.

Emeri-470x373

Spanjolli 46-vjeçar ularguar tashmë nga PSG pas mbylljes së këtij sezoni ku fitoi titullin në Ligue 1. Edhe pse ka probleme me gjuhën angleze, duke se kjo nuk do të jetë një problem për të te Arsenal, shkruan BBC.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"