Arsenali në vështirësi financiare, tre klubë të mëdha shënjestrojnë sulmuesin e “Topçinjve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 17:46

Arsenali në vështirësi financiare, tre klubë të mëdha shënjestrojnë sulmuesin e “Topçinjve”

Inter, Milan dhe Atletiko Madridi po vëzhgojnë sulmuesin e Arsenalit Aleksandër Lakazet.
lakazet
Media franceze “L’Equipe” raporton se tre gjigantët e futbollit europian po studiojnë mundësinë për të transferuar futbollistin e “Topçinjve”.

Ndërkohë, “Los Colchoneros” po mendojnë të shkëmbejnë mesfushorin e tyre Tomas Parti me Lakazetin.

Arsenal ndodhet në vështirësi financiare pasi ka pësuar dëm financiar prej 160 milionë eurosh dhe i nevojitet të shesë disa prej lojtarëve për të përmirësuar bilancin financiar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"