Arsenali mposht Brajtonin, Liverpuli ndalet sërish. Vazhdon kriza e Evertonit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 21:21

Arsenali mposht Brajtonin, Liverpuli ndalet sërish. Vazhdon kriza e Evertonit (VIDEO)

Arsenali ka mposhtur Brajtonin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e sotme të Premier Ligës angleze.

arsenal

Monreal në minutën e 16 dhe Ajuobi në minutën e 56 ishin autorët e golave për topçinjtë.

Liverpuli ka dështuar sërish të gjejë fitoren teksa ka barazuar në transfertë 1-1 me Njukasëllin. Kutinjo kaloi të kuqtë në avantazh në minutën e 29, por Hoselu barazoi shifrat në minutën e 36.

Ndërkohë vazhdon kriza e Evertonit. Të besuarit e Kuman u mposhtën sot në shtëpi nga Bërnli me rezultatin 0-1.

Pas këtyre ndeshjeve të vlefshme për javën e 7, Arsenali mban vendin e 5-të me 13 pikë, Liverpuli vendin e 7 me 12 pikë, ndërsa Evertoni vendin e 16 me 7 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"