Arsenali, mbreti i merkatos edhe këtë sezon/ E ndjek Totenhemi i Kontes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 21:05

Arsenali, mbreti i merkatos edhe këtë sezon/ E ndjek Totenhemi i Kontes

Siti dhe Liverpuli mund të kenë bërë blerjet më të shtrenjta të Premier Ligës këtë merkato vere, por asnjë nuk krahasohet me “Topçinjtë” e Mikel Artetës, të cilët kanë bërë një revolucion. Arsenali ishte mbreti i shpenzimeve sezonin e shkuar, me londinezët që investuan 150 milionë paund për 7 transferime.

arteta 2

Por edhe këtë verë, ata po i afrohen kësaj shifre, ndërsa deri tani kanë shpenzuar 119 milionë paund. Arteta ka transferuar dy lojtarë nga kampionët e Sitit, Zhezusin dhe Zinçenkon. Ndërsa një emër tjetër i rëndësishëm ishte edhe ylli portugez Fabio Vieira, i cili erdhi për një shifër të konsiderueshme nga Porto. Rivalët e Londrës Veriore, Totenhemi, renditet në vend të dytë. Antonio Konte ka shpenzuar 99 milionë paund për të forcuar skuadrën e tij, me Riçarlisonin blerjen më të rëndësishme.

Shpenzimet

Çelsi, Uest Hemi dhe Notingem Foresti kanë shpenzuar mes 80-90 milionë sterlinave. Blutë në veçanti kanë bërë një merkato me emra të goditur, si Kalidu Kulibali dhe Rahim Sterling. Deri tani, i vetmi klub që nuk ka bërë asnjë blerje është Lestëri. Brendën Roxhers ka parë vetëm largime nga “Dhelprat” e tij, i fundit prej të cilëve ndodhi dje kur kapiteni Kasper Shmajkëll u transferua te Nisa në Francë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"