Arsenali kërkon të blejë mbrojtësin e Juventusit, bardhezinjtë e projektojnë për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 17:22


Arsenali kërkon të blejë mbrojtësin e Juventusit, bardhezinjtë e projektojnë për të ardhmen

Pavarësisht se pësoi një dëmtim të rëndë në janar, Juventusi nuk pranon të shesë qendërmbrojtësin turk Merih Demiral.

demiral

Sipas medias pranë klubit bardhezi “TuttoJuve” Arsenali dëshiron që gjatë verës të blejë 22-vjeçarin e kombëtares së Turqisë, por drejtuesit e Juventusit e projektojnë Demiralin si liderin e repartit të mbrojtjes në të ardhmen së bashku me Matijs De Ligt.

Verën e kaluar, Demiral u kërkua nga klube të mëdha si Milani, Mançester Junajtid, etj., por ishte Juventusi ai që fitoi garën për futbollistin turk.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com