Arsenali kërkon lojtarin e Atletikos, por “Topçinjtë” nuk kanë asnjë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 19:55

Arsenali kërkon lojtarin e Atletikos, por “Topçinjtë” nuk kanë asnjë euro

Atletiko e Madridit e ka humbur sivjet shkëlqimin e saj të viteve të fundit dhe duket se një nga shkaqet mund të jetë edhe pakënaqësia e disa lojtarëve nën urdhrat e Diego Simeones.

PRI_113651880

Një prej tyre është edhe Tomas Lemar, mesfushori i majtë francez, i cili pavarësisht shpenzimit prej 70 milionë eurosh, në 2018-ën, nuk ka lënë asnjëherë gjurmën e tij për “Colchoneros” dhe duket se është gati të bëjë valixhet në këto ditë të fundit merkatoje.

25-vjeçari i pëlqen shumë Arsenalit dhe Lemar është gati që ta pranojë këtë destinacion, por problemi është se “Topçinjtë” nuk kanë asnjë euro për të shpenzuar. Prandaj, formula e londinezëve është ajo e huazimit, por Atletiko vështirë se do ta pranojë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"