Arsenali fiton Superkupën e Anglisë, Morata humbet penalltinë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 18:12

Arsenali fiton Superkupën e Anglisë, Morata humbet penalltinë (Video)

Arsenali e nisi me trofe sezonin e ri futbollistik. “Topçinjtë” e Londrës mposhtën me 11 metërsha Çelsin e Antonio Kontes në Superkupën e Anglisë. Koha e rregull përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Arsenal

Djemtë e Arsen Vengerit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke i realizuar të katërta gjuajtjet, kundrejt një që realizoi Çelsi.

Moses

Kampionët e Premier Ligës kaluan të parët në avantazh me anë të Viktor Mosesit në minutën e 46-të ndërsa për Arsenalin barazoi mbrojtësi boshnjak Kolashinaç në të 82-tën pas asistit të Granit Xhakës.

Arsenal

Blerja e bujshme në merkato e Çelsit, Alvaro Morata u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11 metërshit duke gabuar së bashku me portierin Kurtua.

Arsenal-celsi

Dhjetë minutat e fundit të lojës Çelsi u detyrua t’i luante me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Pedros.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"