Arsenali e dërgoi me huazim në Itali, futbollisti i njohur ua bën të qartë: Nuk dua të kthehem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 23:33

Arsenali e dërgoi me huazim në Itali, futbollisti i njohur ua bën të qartë: Nuk dua të kthehem

Futbollisti Henrik Mkitarian dëshiron të qëndrojë te Roma dhe të mos kthehe te Arsenali.

mkirarian

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, futbollisti armen u ka komunikuar në telefon drejtuesve të “Topçinjve” se dëshiron të vazhdojë karrierën te skuadra verdhekuqe.

Mkitarian iu bashkua Arsenalit në vitin 2018 si pjesë e operacionit të shkëmbimit me Aleksi Sançezin, i cili kaloi te Mançester Junajtid, por nuk arriti të gjente formën e duhur me ekipin londinez.

Ndërsa te Roma, Mkitarian është kthyer në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm duke shënuar 6 gola në 17 ndeshje. Duke parë se po i përshtatet më së miri lojës së Romës, mendohet se Arsenali mund të përfitojë financiarisht nëse drejtuesit e klubit të kryeqytetit italian pranojnë ta blejnë 31-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"