Arsenali dhe Interi në “luftë” për lojtarin e Milanit, zikaltërit e kanë gati marrëveshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 14:00

Arsenali dhe Interi në “luftë” për lojtarin e Milanit, zikaltërit e kanë gati marrëveshjen

Frenk Kesi vijon të jetë mes lojtarëve të Milanit që kërkohet më shumë në merkato. Interesin e fundit në rend kohor e ka shfaqur Arsenali, të cilit kuqezinjtë ia kanë bërë të qartë pritshmërinë për 25 milionë euro në këmbim të kartonit të mesfushorit.kessie

Afrikani, në fakt, mund të mos ketë nevojë të largohet fare nga Milanoja, duke qenë se kërkohet edhe nga Interi që duket se ka hequr dorë nga Matias Vesino. Uruguaiani nuk është më mes preferencave të Kontes dhe trajneri ka dhënë pëlqimin për ta këmbyer me Kesin.vecino

Për këtë shkëmbim Milani pret edhe 6-7 milionë euro për të lejuar rokadën, pasi e vlerëson 22-vjeçarin të paktën 20 milionë euro. Palët janë ende larg marrëveshjes, por koha e paktë për të siguruar alternativa mund t’i detyrojë të lëshojnë terren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"