Arsenal-Siti, provë titulli për Krishtlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 8:51

Arsenal-Siti, provë titulli për Krishtlindje

Siti
Surpriza pa fund dhuroi java e 17-të e Premier Ligës, por ndeshja më emocionuese është lënë për “Monday Night”, ku sot dy favorite për titullin, Arsenali dhe Mançester Siti, do të masin forcat për herë të parë këtë sezon në “Emirates Stadium”. Të dyja janë në ndjekje të Lestërit, skuadrës surprizë, e cila të paktën deri në Krishtlindje vendin e parë e ka të garantuar. Gjithsesi “dhelprat”, sido që të shkojnë punët, do ta shijojnë përpara TV superndeshjen, edhe pse një barazim do t’u bënte më tepër punë se dy rezultatet e tjera.

Arsen Venger përpiqet të largojë presionin kur gazetarët e quajnë një duel titulli sfidën me Sitin: “Jo, ne jemi në dhjetor dhe nuk luftojmë për Premier Ligën të hënën në mbrëmje. Nëse do të fitojmë, atëherë natyrisht që shanset tona do të shtohen për t’iu afruar Lestërit. Është një ndeshje shumë e rëndë- sishme dhe kur luan në shtë- pi dëshiron me patjetër që të fitosh, sepse ne jemi ambiciozë dhe gjatë Krishtlindjeve do të luajmë shumë ndeshje në shtëpi duke pasur shansin që të jemi në pozita më solide në fund të muajit”.

Rikthehet Aguero Lajmi i keq për teknikun e “topçinjve” është rikthimi i Serxho Agueros në majën e sulmit të Sitit. Por francezi e ka një plan për ta ndalur edhe argjentinasin: “Po t’i hedhësh një sy skuadrës së Sitit, duhet që të bllokosh kualitetet e tyre në sulm. Kjo do të jetë vendimtare për ne për të gjetur një ekuilibër mes mbrojtjes së mirë dhe zhvendosjes në sulm. Por, gjithsesi, ne nuk mund t’i injorojmë kurrsesi cilësitë që ata kanë në ofensivë. Veç Agueros, atyre u rikthehet në formë shumë të mirë edhe Silva. Do të jetë një ndeshje me shumë diferenca të ngushta, sepse statistikat tona dhe të tyret prej fillimit të sezonit nuk kanë qenë shumë larg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"