Arsenal-Çelsi, një derbi pa zhurmë për trofeun e fundit. Lampard: Fat që kam shansin të triumfoj në Kupën FA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 11:58

Arsenal-Çelsi, një derbi pa zhurmë për trofeun e fundit. Lampard: Fat që kam shansin të triumfoj në Kupën FA

Edicioni i 139-të i fi nales së Kupës FA do të jetë një nga ato që bën historinë, në kuptimin që askush nuk do kishte dashur. “Wembley” i boshatisur dhe një festë e vakët do të shoqërojë sot prej orës 18:30 Arsenalin dhe Çelsin, dy ekipet finaliste të këtij sezoni në kompeticionin më të vjetër futbollistik në botë.arsenal celsi

FA ka bërë më të mirën për ta bërë sa më speciale finalen e sotme, me këngën e Emili Sande “Abide With Me” që është himni i trofeut, por do të jetë e regjistruar, ndërsa trofeu do të jepet në fushë dhe jo në tribunën e famshme të stadiumit për të respektuar protokollin e distancimit social. Por medaljet do të jepen dhe trofeu do të ngrihet, pavarësisht se pa tifozë nuk do të jetë më i njëjti emocion.

LAMPARD

Trajneri i Çelsit, i cili konfirmoi se Kante dhe Uillian i kanë kaluar problemet fizike dhe do të jenë të gatshëm për finalen e sotme (por Loftus-Çik do të mungojë), e shikon triumfin e bluve të tij sot në “Wembley” si një shans për të vendosur një tullë në rrugën e tyre për të mbërritur atje ku ata synojnë. “Arteta ka bërë një punë të shkëlqyer tek Arsenali.lAMPARD

Ata eliminuan Mançester Sitin në gjysmëfinale, një skuadër favorite. Për ne, ky trofe do ishte një hap i vogël për atje se ku duam të mbërrijmë. Do të jetë e çuditshme pa tifozë, por tani kemi nisur të mësohemi. Shumë trajnerë të mëdhenj nuk e kanë fituar këtë trofe. Ne tani jemi këtu dhe do të ishte shumë bukur sikur të fitonim”, deklaroi trajneri i Çelsit. Ai nuk konfirmoi nëse Kepa apo Kabazhero do të jetë titullar, por pritet që ai t’i besojë sërish argjentinasit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"